Meta: Do të jem avokat i rregullores së Kuvendit, jo i PD-së dhe i PS-së”

Postuar në 13 Shtator, 2013 03:55

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

“Dua të besoj se opozita e re do të qëndrojë larg frymës së bojkotit përmes pjesëmarrjes së saj. Natyrisht që parlamentarizmi kërkon edhe durim, kërkon edhe vetëpërmbajtje”

Kuvendi i ri ka javën më intensive të punës së tij, pasi është në proces të ngritjes së tij institucionale. Pas zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, tashmë ky institucion duhet të shpejtojë ritmet për ngritjen e strukturave përkatëse, siç janë formimi i komisioneve parlamentare dhe i byrosë parlamentare, që pritet të realizohet brenda javës së ardhshme. Ndërkohë që Kuvendi duhet të përballet me sfidën e ardhshme, atë të votimit të qeverisë së re dhe të programit politik. Pas paraqitjes së programit katërvjeçar nga ana e Kryeministrit socialist Edi Rama, tashmë duhet të zhvillohet seanca e pyetje dhe përgjigjeve dhe më pas i debatit politik mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare. Të shtunën pritet të zhvillohet kjo përballje mes dy blloqeve të politikës shqiptare, e cila për herë të parë mund të dhurojë dhe një debat të shumëpritur mes kryesocialistit Edi Rama dhe rivalit të tij politik të para 23 qershorit, Sali Berisha. Seanca pritet të jetë maratonë, kjo për faktin se pyetjet e bëra nga deputetët e opozitës do të jenë të shumta, ashtu sikurse dhe numri i diskutuesve. Seanca u la të shtunën për t’i lënë kohë opozitës që të shqyrtojë programin e qeverisë së re. Kjo do të jetë e para herë ndoshta në histori që Kuvendi dhe qeveria miratohet në një ditë të diel.

 

Kryeparlamentari

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Votat e marra - Fakti që u arrit të merreshin më shumë vota sesa është numri aktual i mazhorancës më detyron akoma më shumë për një frymë sa më konstruktive dhe gjithëpërfshirëse

Braktisja e PD - Unë shpresoj që situata do të vijë drejt normalizimit. Kemi të bëjmë me një qeveri të re dhe me një opozitë të re dhe do të duhet pak kohë për t’i sistemuar gjërat siç duhet

Rregullorja - Nuk mund ta them sot me siguri, sepse ndoshta eksperienca nën drejtimin e Kuvendit do të më ndihmojë edhe mua për të vënë re nëse ka nevojë për përmirësime apo jo

Avokatia - Unë nuk do të përpiqem që në detyrën e Kryetarit të Kuvendit as të jem avokati i opozitës dhe as avokati i mazhorancës, por të jem një avokat sa më i drejtë i rregullores

Kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, në intervistën e tij të parë që nga zgjedhja në detyrën e re, të dhënë për gazetarin Marin Mema të televizionit “Top Channel”, ka folur mbi zgjedhjen e tij në krye të Kuvendit dhe për mënyrën e drejtimit të këtij institucioni. Kryeparlamentari komenton dhe ngjarjen më të fundit, atë të bojkotit të PD-së. “Unë shpresoj që situata do të vijë drejt normalizimit. Mendoj se kemi të bëjmë me një qeveri të re, kemi të bëjmë edhe me një opozitë të re dhe do të duhet pak kohë për t’i sistemuar gjërat siç duhet. Unë dua të besoj seriozisht se opozita është e interesuar për të kontribuuar në integrimin europian të vendit dhe kjo duhet të na bashkojë të gjithëve në Kuvend dhe jashtë tij”, shprehet kreu i Kuvendit.

Z. Meta, çfarë do të ndryshojë në drejtimin e Kuvendit të Shqipërisë? Kemi pasur një drejtim të këtij institucioni nga znj. Topalli, e cila thoshte se do të ishte avokate e opozitës. Në fakt, çfarë do të ndryshoni ju në krahasim me 8-vjeçarin e mëparshëm dhe si do ta mbroni ju opozitën?

Së pari, unë të jap vlerësimin tim më të mirë për të gjithë paraardhësit e mi në detyrën e Kryetarit të Kuvendit. Dihet që vendi ynë në këto 23 vite të tranzicionit dhe të demokracisë është përpjekur të krijojë një traditë sa më demokratike parlamentare, e cila nuk ka qenë e lehtë, dhe natyrisht bazuar në përpjekjet e tyre më të mira, unë do të shtoj kontributet e mia, në mënyrë që Kuvendi i Shqipërisë vërtet të kuvendojë me urtësi, me përgjegjshmëri për të ardhmen e vendit tonë dhe të qytetarëve tanë, sepse e ardhmja është e përbashkët, pavarësisht nga dallimet, nga diferencat apo edhe nga interesat e ndryshme të forcave politike që përfaqësohen në këtë Kuvend. Unë nuk do të përpiqem në detyrën e Kryetarit të Kuvendit as të jem avokati i opozitës dhe as avokati i mazhorancës, por të jem një avokat sa më i drejtë i rregullores, e cila për fat të mirë është miratuar me konsensus vetëm pak muaj më parë nga të gjitha forcat politike dhe do të përpiqem që me një frymë sa më konstruktive të bashkëpunoj ngushtë, pa paragjykime, me të gjithë përfaqësuesit e grupeve parlamentare, në mënyrë që ne të arrijmë përmes përfaqësimit tonë në Parlament të reflektojmë vërtet atë dinjitet dhe shpirt europian që qytetarët tanë treguan më 23 qershor, duke marrë pjesë në një proces zgjedhor të standardeve vërtet europiane.

A mendoni se kjo rregullore që ju përmendët ka nevojë për ndryshime apo është mirë ashtu sikurse është aktualisht?

Nuk mund ta them sot me siguri, sepse ndoshta eksperienca nën drejtimin e Kuvendit do të më ndihmojë edhe mua për të vënë re nëse ka nevojë për përmirësime apo jo. Por detyra e parë është që kjo rregullore e miratuar të respektohet në mënyrën më të drejtë, më rigoroze dhe më konstruktive. Natyrisht që nëse koha do të kërkojë përmirësime sigurisht që këto duhen bërë, gjithmonë me konsensus dhe në bashkëpunim me të gjitha forcat parlamentare.

Që në votimin e parë arritët “të thyenit” opozitën, morët 91 vota. Si i shikoni këto vota që ju kanë ardhur nga opozita?

Për mua nuk ka qenë shumë e rëndësishme se sa vota do të merrja si Kryetar i Kuvendit. Kam pasur besim të plotë në zgjedhjen time në këtë post, për shkak sepse mazhoranca, e cila më ka propozuar mua, ka qenë dhe mbetet e angazhuar për të funksionuar në mënyrë solide dhe afatgjatë. Sigurisht fakti që u arrit të merreshin më shumë vota sesa është numri aktual i mazhorancës, të “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, më detyron akoma më shumë për një frymë sa më konstruktive dhe gjithëpërfshirëse në drejtimin e Kuvendit.

Si e shikoni këtë opozitë agresive? Menjëherë është braktisur salla. Pra kemi një ndërlikim të situatës ende pa nisur mirë. Cili është komenti juaj?

Unë shpresoj që situata do të vijë drejt normalizimit. Mendoj se kemi të bëjmë me një qeveri të re, kemi të bëjmë edhe me një opozitë të re dhe do të duhet pak kohë për t’i sistemuar gjërat siç duhet. Dua të besoj seriozisht se opozita është e interesuar për të kontribuuar në integrimin europian të vendit dhe kjo duhet të na bashkojë të gjithëve në Kuvend dhe jashtë tij. Njëkohësisht dua të besoj se opozita e re do të qëndrojë larg frymës së bojkotit përmes pjesëmarrjes së saj. Natyrisht që parlamentarizmi kërkon edhe durim, kërkon edhe vetëpërmbajtje. Sigurisht që ne nuk mund t’i shkrijmë partitë apo qeverinë me opozitën, sepse i shohin edhe çështjet nga dy këndvështrime të ndryshme. Duhet të kemi durim për të dëgjuar konsideratat politike të secilit edhe kur nuk na pëlqejnë. Në këtë mënyrë do ta çojmë përpara parlamentarizmin dhe do të uroja që të gjithë të përqendrohen në atë që duhet bërë dhe në atë që duhet bërë më mirë, në mënyrë që ne vërtet të arrijmë një parlamentarizëm të standardeve më të zhvilluara europiane siç e meritojnë qytetarët dhe votuesit tanë

 

SHQIP.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.