LDK: Ramën e bojkotuam se nuk përmendi Rugovën

Shumica e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës bojkotuan fjalimin e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për shkak të nisjes së fjalimit duke cituar Rexhep Qosen dhe mos përmendjen e emrit të Ibrahim Rugovës. Deputeti i LDK-së, Arben Gashi tha se fjalët e Kryeministrit të Shqipërisë ishin përçarëse.
"Ai përmend vrasje politike në një Kuvend, ku ka njerëz të prekur nga vrasjet politike. Kuvendi nuk është vendi i duhur për t'i përmendur vrasjet politike. Z. Rama duket se është i painformuar për gjendjen në Kosovë ose ata që ia kanë shkruar fjalimin kanë qenë jashtë realitetit", shprehet Gashi. "Citimet e fjalimeve të z. Qosja janë çështje e ideologjisë majtiste, komuniste dhe leninste", ka shtuar ai.
Edhe Shefi i Grupit Parlamentar, të LDK-së, Ismet Beqiri e ka dënuar fjalimin e Kryeministrit Edi Ramës. Beqiri ka pasur vërejte pse Rama askund nuk e ka përmendur ish-Presidentin Rugova gjatë fjalimit në Kuvend. "Kryeministrit Edi Rama, në asnjë moment nuk ka përmendur historinë e krijimit të shtetit ë Kosovës, përkatësisht rolin e ish–presidenti Ibrahim Rugova dhe përkatësisht kohën kur ishte ai ishte i angazhuar për krijimin e shtetit te Kosovës", ka thënë Beqiri.
Gjatë fjalimit para deputetëve, Rama ka cituar Rexhep Qosjen, i cili në kohën e Marrëveshjes së Rambujes se pa luftëtarët e lirisë nuk nisen në Francë për të bërë marrëveshje me Serbinë. "Pa përfaqësuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk nisemi. Sot, as nesër, asnjëherë Kështu mendojnë të gjithë: Vetëm bashkë, tha profesor Rexhep Qosja, njëri prej anëtarëve të delegacionit... ",ka citur Rama Qosjen.
SHEKULLI
Add new comment