Balla: Opozitë e dobët e keqdashëse

Ndërsa seanca maratonë në të cilën do të votohet përbërja e qeverisë dhe programi i saj është në vazhdim në Kuvend, deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, shprehu konsideratat e tij negative mbi opozitën e demokratëve, drejtëpërsëdrejti në ekranin e “Top-Channel”.
Në një lidhje gjatë edicionit qëndror të lajmeve, Balla i dha përgjigje pyetjeve të të dërguarës sonë në Parlament, gazetares Rovena Moçka.
TCH – Zoti Balla, me këto ritme, kur parashikoni që të mbyllet seanca?
Taulant Balla, PS - Në fakt, rregullorja është e qartë në këtë pikë. Kjo seacnë, seancë e diskutimit dhe miratimit të përbërjes së qeverisë dhe programit mbyllet me votimin që do të kryhet në fund të seancës. Debati ka 9 orë që vazhdon dhe PD ka përdorur një nen të rregullores që dyfishon kohën në dispozicion të çdo deputeti, pasi në një seancë normale koha e diskutimit është 10 minuta, ndërsa kur bëhet fjalë për ligjet me shumicë të theksuar apo përbërjes së kabinetit e programit të tij koha dyfishohet. Si rrallë herë, kanë regjistruar emrin për debat të gjithë deputetët e Partisë Demokratike.
TCH – Në vlerësimin tuaj, kjo është një strategji vonimi apo fillimi i asaj opozite të fortë që PD ka premtuar se do të realizojë?
Taulant Balla - Opozita e fortë mund të bëhet edhe me një diskutim të shkurtër, duke mos përsëritur të njëjtin fjalim. Po të shikoni, prej orës 10.30 që jemi mbledhur, pothuajse 15-16 diskutime të deputetëve të djathtë ishin të njëjtë dhe përsërisnin të njëjtat shprehje, ka revansh, është program i parealizueshëm dhe ajo që të vjen keq si qytetar e jo si deputet i PS, që ka deputetë e ish-ministra që shpresojnë që programi s’do të arrijë hapin e kërkuar e shpresojnë që programi ynë qeverisës nuk do të mund të sigurojë atë kërkesë të popullit si shërbim shëndetësor falas. Një qytetar shqiptar që shpreson mos ketë vende pune, shërbim shëndetësor për të gjithë e të tjera si këto, nuk mund të jetë në opozitë. Kjo nuk është opozitë, as më tepër e fortë, por shumë e dobët dhe që spo merret me asgjë konkrete.
TCH – A mund të bëni një parashikim nëse kjo seancë do të vazhdojë deri në orët e para të mëngjesit apo do të ndërpritet për të vazhduar nesër?
Taulant Balla - Rregullorja është e qartë. Ka një moment në vendimmarrjen e kryetarit që të ndërpresë në një orë të caktuar seancën, por tradita ka treguar se debate të tilla të gjata nuk janë ndërprerë. Në 23 vjet, nuk ka qenë kurrë kaq i gjatë diskutimi, 6-7 orë, madje edhe nëntë orë, por jo më shumë. Mund t’iu kujtoj dy gjëra sepse PD akuzoi se nuk i’u la opozitës kohë, por në fakt iu la më shumë se kurrë. 36 orë të tjera për pyetje. Në 2005-n, kur ndodhi rotacioni në sensin e kundërt, opozitës sonë iu la vetëm gjysëm ore kohë. Ata kërkuam kohë për të bërë pyetje e pas 4 ditësh shtyrje, vijnë këtu e thonë që s’kanë asnjë pyetje për të bërë. E pastaj vijmë tek çështja, sepse në këtë diskutim kryesorja janë pyetjet dhe përgjigjet, por kur opoizita heq dorë nga kjo e drejtë, këto bëhen diskutime të parapërgatitrura e që s’kanë lidhje me programin tonë. Opozita kërkon shifra, sigurisht në të gjithë sektorët ka shifra, në punësim ku ne kemi ripërsëritur se do të krijojmë 300 mijë vende pune, por edhe konfigurimin buxhetor ka shifra për të cilat duhet pritur që të hartohet buxheti i ri për t’i mësuar.
Top Channel
Add new comment