Jep dorëheqjen prefekti i Korçës, Andrea Mano

Postuar në 16 Shtator, 2013 09:49

Prefekti i Korçës, Andrea Mano ka dhënë sot dorëheqjen nga posti. Mano ka deklaruar se është emëruar si përfaqësues i PD-së dhe nuk mund të vazhdojë detyrën nën drejtimin e qeverisë së majtë.

Mano, i cili humbi garën elektorale me ish-kryebashkiakun Peleshi në zgjedhjet lokale të vitit 2011, tha se nuk do të rikandidojë për postin e kryetarit të Bashkisë së Korçës, pas emërimit të Niko Peleshit në postin e zv/kryeministrit.
“Motoja ime të zbatoja ligjin. S’mund të përfaqësoj më PD, pasi qeveria u ndryshua. Unë nuk do të rikandidoj për kreun e bashkisë. Verdikti u dha kur unë kandidova 2 vite më parë”, deklaroi Mano.

 

 

DITA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.