Basha pas betimit të qeverisë: Rama kërcenon opozitën

Postuar në 15 Shtator, 2013 15:14

Menjëherë pasi qeveria e re mori zyrtarisht detyrën, kreu i PD-së, Lulzim Basha në vend që ta uronte qeverinë e re, nisi sërish me akuza. Në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, Basha tha se Rama si kryeministër ka bërë kërcënime të parecedentë. 

“Rama tha se ende nuk e keni parë dhunën. Kërcënimi i tij është i paprecedent. Rama ka mashtruar zgjedhësit dhe mashtrimet e tij elektorale do të thellohen. Por gaboheni rëndë zoti Rama. Sepse populli nuk duron që të dhunohet opozita e tij, pasi e konsideron atë si një vlerë të demokracisë.

PD është një forcë e fortë e pathyeshme, kjo qeveri  Ju bëj thirrje të tërhiqni kërcënimin ndaj opozitës, të kërkoni ndjesë para qytetarëve, parlamenti është shtëpia e përballjes e përfaqësuesve të popullit, ju ftoj ta nderoni atë duke hequr dorë nga kërcënimet. Në të kundërt do të përballeni me pasoja që mund ti merrni vetë me mend”, tha Basha. 

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.