Braçe: Të anulohen kontratat e firmosura nga Berisha, vendi në dorë të mafies

Erjon Braçe në fjalimin e parë të mbajtur në Kuvendin e ri, ka bërë thirrje për luftë të ashpër ndaj korrupsionit në nivel të lartë qeveritar.
Braçe deklaroi se duhet të marri fund fenomeni i “kopilit të madh”, që fiton para duke ia grabitur qytetarëve.
Deputeti i qarkut të Fierit, tha se me kontratat aktuale kompanitë do të vjelin në mënyrë të padrejtë miliona euro çdo vit në kurriz të qytetarëve.
Deputeti i PS-së theksoi se, qeveria e majtë duhet të anulojë kontratat e firmosura nga qeveria e kaluar pasi sipas tij, “kostoja më e mirë është prishja e kontratave se sa pasuritë e vendit të bien në dorë të mafies.”
Shekulli
Add new comment