Durrës, 60-vjeçarja gjendet e vrarë në garazhd. Një vit më parë i vranë të birin

Gjendet e vrarë në garazhd nëna e Ervis Dedes, 33- vjeçarit të vrarë në atentat qershorin e vitit të kaluar në Durrës. Burimet policore nga qyteti bregdetar bëjnë të ditur se M.Deda është gjetur pa jetë me një plagë në kokë, në garazhdit e pallatit të saj, në lagjen nr.4 të Durrësit. Trupi i pajetë i gruas është gjetur nga një banor i pallatit, i cili ka njoftuar menjëherë policinë.
Uniformat blu kanë shkuar menjeherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet e rastit. Nga të dhënat e para mësohet se gruaja është gjetur jashtë makinës së saj dhe paraprakisht mësohet se ajo është goditur me mjete të forta në kokë. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur motivet e ngjarjes dhe po heton konfliktet e mundshme që ajo mund të ketë pasur.
Një vit më parë, në qershor të vitit 2012, djali i viktimës, Ervis Deda, u ekzekutua në një atentat në zonën e plazhit tek vendi i quajtur ‘Shkëmbi i Kavajës’. Ai u gjet i pajetë, i kyçur në makinën e tij tip BMW, ngjyrë gri me targa AA 481 CT. Sipas policisë atentatorët, e kishin qëlluar 33-vjeçarin nga jashtë automjetit, duke e lënë atë të vdekur në vend dhe më pas janë larguar me anë të automjetit të tyre, të cilin më pas e kanë djegur në kodrat e Arapajt, duke tentuar kështu fshehjen e provave. I riu ka qenë i dënuar më parë për shkak të dhunës së ushtruar ndaj ish-të dashurës së tij në ambiente publike.
Shqip
Add new comment