“Dialog mes forcave në Kuvend”

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi takimin e tij të pare zyrtar pas marrjes së kësaj detyre me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi.
Ilir Meta rikonfirmoi qëndrimin se prioritet absolut për Shqipërinë mbetet përshpejtimi i procesit të integrimit europian.
Nje proces ku ai u angazhua per bashkepunim gjitheperfshires ne Kuvendin e Shqiperise. Dialogu politik mes partive parlamentare u theksua si kerkese kryesore edhe nga ambasadori Sequi.
“Ne e kemi thene tashme se ne shpresojme dhe kemi besim se do te shohim nje parlament ku dialogu dhe bashkepunimi do te triumfoje mbi konfrontimin. Ky bashkëpunimi për arritjen e objektivit kombetar për integrimin evropian të vendit do të jetë pika lidhëse ndërmjet forcave qeveritare në pushtet dhe opozitës, ku pas 23 vitesh përpjekjesh të përbashkëta për integrimin evropian shumica dhe opozita do të bashkëpunojnë me sukses njëra-tjetrën dhe shpresojmë qe te shohim rezultate shume shpejt”, theksoi Sequi.
“Ajo, që është akoma më e rëndësishme, do të punojmë për të krijuar një klimë bashkëpunimi sa më konstruktive në Kuvendin e Shqipërisë, e cila duhet të rrezatojë edhe jashtë këtij Kuvendi, për bashkëpunimin midis të gjitha forcave politike parlamentare. Sepse të gjithë e dinë se mungesa e duhur e bashkëpunimit ka qenë pengesa kryesore për arritjen e objektivave tona madhore si vend, në drejtim të procesit të integrimit evropian e në veçanti në raport me marrjen e statusit të vendit kandidat”, u shpreh Meta.
Duke bere te qarte se çfare pret Brukseli nga mazhoranca dhe opozita parlamentare, ambasadori Sequi ishte i drejtperdrejte kur perkufizoi rolin e zotit Meta ne afrimin me te shpejte te Shqiperise me Bashkimin Europian.
"Roli i kryetarit te Kuvendit ne kete aspekt eshte nje rol kyc dhe une besoj se zoti Meta do te ofroje vizionin dhe lidershipin e tij per te patur sa me shpejt keto rezultate. Brukseli dëshiron të shohë një parlament me një mazhorancë të fortë, europiane dhe konstruktive, por gjithashtu dëshiron të shohë një parlament me një opozitë të fortë, europiane dhe konstruktive", tha Sequi.
"Unë besoj se i kemi të gjitha mundësitë për të ecur më shpejt në rrugën e një bashkëpunimi të qëndrueshëm përderisa të gjitha forcat politike, edhe ato të mazhorancës edhe ato të opozitës, kanë një objektiv të përbashkët që është i të gjithë shqiptarëve, ai i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur", theksoi Meta.
Top channel
Add new comment