Shkodër, atentat me telekomandë policit rrugor të Lezhë

Postuar në 16 Shtator, 2013 16:28

Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi ka tronditur qytetin e Shkodrës pasditen e sotme. Burimet policore lokale pohojnë se makina e një efektivi të policisë rrugore të Lezhës është hedhur në erë në momentin që ai po futej brenda. Si pasojë, efektivi Kujtim Çardaku, ka mbetur i plagosur rëndë dhe gjendja e tij mbetet kritike.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, pranë pedonales “Kolë Idromeno” në qendër të qytetit, kur Çardaku ka qenë duke futur brenda automjetit të tij, një “Alfa Romeo”, e parkuar në anë të rrugës. Paraprakisht dyshohet se lënda eksplozive ka qenë vendosur në pjesën e përparme të automjetit, pranë trupit të Çardakut dhe kjo ka bërë që dëmi të jetë i madh. Burimet spitalore thonë se është bërë një ndërhyrje mjekësore urgjente, por gjendja e Çardakut është e rëndë.

Çardaku ka punuar si ish- efektiv i policisë gjyqësore në Shkodër, por para 1 viti ai u pezullua nga puna për shkak të një incidenti. Sipas informacioneve, Çardaku ka pak muaj që është rikthyer në detyrë, por këtë herë si efektiv i policisë rrugore të Lezhës. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe autorëve. Pistat kryesore e hetimit janë konfliktet personale ose për shkak të detyrës.

 

 

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.