Sequi takon Bushatin: Statusi në dhjetor, i arritshëm. Kthejini muret në ura

Ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi deklaroi se arritja historike e marrjes së statusit kandidat për në Bashkimin Europian në muajin dhjetor, është e mundshme.
Ambasadori theksoi në fjalën e tij se rruga e Shqipërisë drejt BE-së është për të kthyer muret në ura.
“ Fjalët e presidentit Barroso ishin shumë të qarta lidhur me mundësinë historike të Shqipërisë për të marre statusin kandidat. Rruga drejt BE është rruga drejt gjithëpërfshirjes, bashkëpunimit dhe angazhimit të të gjithë faktorëve në vend. Dhe nëse do ta përmbyllim me një fjali është të kthejmë murin në ura”, u shpreh Sequi.
Këtë deklaratë ambasadori e dha pas një takimi me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, zhvilluar në këtë institucion qeveritar shqiptar.
“Ne diskutuam me Bushatin lidhur me hapat që duhen ndjekur pas vizitës së tij dhe Kryeministrit Rama në Bruksel, vizitë e cila ishte një sukses i madh. Kjo ishte një vizitë, që i bëri të mundur institucioneve të BE-së të mësonin për angazhimet e qeverisë së re”, u shpreh Sequi.
Nga ana e tij, ministri Bushati rikonfirmoi vendosmërinë e Qeverisë shqiptare për të shkuar drejt plotësimit të standardeve.
SHQIP
Add new comment