Pezullohet emërimi i Arben Hysenit, si zv/drejtor i Rendit

Drejtori i Policisë, Hysni Burgaj, ka pezulluar emërimin e Arben Hysenit në postin e zv/drejtorit të Rendit. Aktualisht posti i zv/drejtorit të Rendit në Policinë e Tiranës vijon të mbetet vakant, pas transferimit në Dibër të Erzen Breçanit.
Burime nga policia bëjnë të ditur se pritet emërimi i një tjetër drejtuesi policie në këtë pozicion dhe ende nuk dihen arsyet e këtij pezullimi.
Ndërkohë mësohet se Erzen Breçani ka nisur sot punën në detyrën e re në Dibër, ku do të shërbejë si zv/drejtor i Rendit dhe Sigurisë. Zoti Breçani nuk pranoi që të komentonte urdhrin për transferimin, por theksoi se do të shërbejë në radhët e policisë kudo që do të emërohet.
SHEKULLI
Add new comment