Në vend të kangjellave, lulishte tek Kryeministria

Postuar në 19 Shtator, 2013 16:21

Pjesa përpara Kryeministrisë, e cila ishte rrethuar me kangjella deri dy ditë më parë, do të kthehet në një lulishte funksionale për qytetarët e Tiranës. Të njëjtin fat do të ketë edhe parkingu në pjesën e pasme të kësaj godine.

“Pjesa përballë Kryeministrisë do të bëhet sipas projektit italian të 1941, qoftë përsa i përket gjelbërimit, qoftë përsa i përket sistemimeve që janë masakruar në këto 10-vjeçarë. Ndërsa gjithë pjesa prapa ndërmjet Kryeministrisë dhe Ministrisë së Integrimit do të shndërrohet në një park, i cili në varësi të kushteve që do të ofrohen dhe nga forcat e sigurisë, do të kthehet në një park publik për qytetarët”, thotë Artan Shkreli, konsulent i Kryeministrit Rama.

Zoti Shkreli pohon se nuk do të jetë vetëm kryeministria e cila është përfshirë nga këto ndryshime por do të shikohet mundësia e shtimit të hapsirave të gjelbërta edhe pranë institucioneve te tjera, nëse do të ekzistojnë mundësitë.

Kangjellat që rrethonin të gjithë perimetrin e Kryeministrisë do të dërgohen për përdorim në Parkun Kombëtar të Butrintit.

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.