Basha: Fillim i mbrapshtë i qeverisë së re. Mungesë transparence, konflikt me opozitën

TIRANË- Kryetari i PD-së, Lulzim Basha duke folur në mbyllje të mbledhjes së grupit të PD-së ka akuzuar kreun e qeverisë për një fillim të mbrapshtë të punës.
“Kanë demonstruar të kundërtën e asaj që opozita ka ofruar, Brukseli kërkoi dhe shqiptarët presin, që është fryma e bashkëpunimit dhe jo konfliktualitetit, karakterizuar nga një mungesë e thellë transparence mes asaj që thuhet e bëhet”- tha Basha.
Duke komentuar pas pyetjes për lëvizjet në administratë, Basha theksoi se PD është në mbështetje të plotë të atyre që përfaqësojnë investim publik të taksapaguesve publikë, investim që nuk zhbëhet për interesa politike. “Reformë, por jo fshesë në administratë”- tha Basha.
PANORAMA
Add new comment