Demokratët kundër fotos së Ismail Qemalit, do ankohen në Kushtetuese

Nuk është luftë e opozitës për një portret por betejë përballë revanshit që ka ndërmarrë qeveria ndaj opozitës. Kështu shprehet kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka ndërsa thotë se PD-ja do t`i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për vendimin e qeverisë për ndryshimin e fotos së presidentit dhe vendosjes së portretit të Ismail Qemalit në zyrat shtetërore.
Paloka thotë se nuk ka vend për tu hequr paralele të qeverisë së djathtë të raporteve me presidentin e atëhershëm me veprimet që po bën kjo qeveri.
Frymë revanshi edhe në administratë, këtë po tregon qeveria “Rama” me veprimat e para të saj. Përtej gafave politike të kryeministrit të ri, kreu i grupit të PD-së thotë se Edi Rama nuk po ndjek as rekomandimet e Brukselit për procesin integrues.
Ndërkaq për ristrukturimin e PD-së duhet të pritet edhe ca ditë, pasi ky proces pritet të fillojë në fillim të muajit tetor. Ky proces pritet të zgjasë rreth dy muaj deri në mbledhjen e këshillit kombëtar dhe zgjedhjen e strukturave të larta drejtuese të Partisë Demokratike.
PANORAMA
Add new comment