Merkel bën pazar një ditë para zgjedhjeve

Postuar në 21 Shtator, 2013 12:56

Thjeshtësia dhe dora e hekurt, sidomos në politikat ekonomike kanë shndërruar Angela Merkel në politikanen më të dashur për gjermanët.

Në shumë raste ajo nuk druhet të tregojë jetën e thjeshtë që bën duke hequr dorë nga shumë privilegje që i jep pushteti. E kemi parë duke ndjekur Gjermaninë në futboll dhe duke gëzuar “si e çmendur” mes tifozëve, e kemi parë duke ecur mbi tapetin e kuq për të ndjekur ndonjë koncert të muzikës klasike apo duke pirë birra nën ritme muzikore të zhurmshme.

Këtë herë, kur Gjermania ka hyrë në heshtjen elektorale, një ditë para se miliona votues t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur, Merkel është fotografuar duke bërë pazar në një supermarket e shoqëruar vetëm nga një truprojë i kujdesshëm për të ruajtur distancën e nevojshme ndaj shefes së tij.

 

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.