PD, Ramës: Ndal sulmin ndaj administratës

Postuar në 20 Shtator, 2013 15:07

Partia Demokratike i bëri thirrje sot kryeministrit, Edi Rama që të ndalë menjëherë sulmin antiligjor ndaj adiministratës publike.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp nga selia blu, Oerd Bylikbashi i kujtoi Ramës se, Ligji i ri i Shërbimit Civil, një nga tre ligjet e miratuara me konsensus me kërkesë të Bashkimit Europian, si kusht për marrjen e statusit “kandidat” garanton mbrojtjen dhe standardet më të larta për shërbimin civil.

Po ashtu ai tha se moscënimi i administratës publike dhe shërbimit civil, ishte një nga çështjet që zotit Rama iu theksua në të gjitha takimet që pati në Bruksel.

“Partia Demokratike u bën thirrje punonjësve të administratës publike të refuzojnë dhe denoncojnë cdo rast presioni dhe shkelje të të drejtave të tyre ligjore. Ne mbetemi të vendosur të qëndrojmë me të gjitha mjetet ligjore dhe politike përballë këtij sulmi që synon zhbërjen e Administratës Publike Shqiptare dhe zëvendësimin e saj me militantë partiakë.”- përfundon deklarata.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.