Dollapi: Nuk jap dorëheqjen e nuk pres shkarkim

Postuar në 21 Shtator, 2013 04:54

TIRANE- Administratori i CEZ Shpërndarje, Sahit Dollapi tha sot se nuk do të japë dorëheqjen, si dhe nuk pret ndonjë shkarkim nga Enti Rregullator i Energjisë, pasi rezultatet e punës së tij dhe strukturave flasin vetë. 

ERE, para se te marrë një vendim, duhet të vlerësojë punën e bërë deri më tani, theksoi Dollapi.

Dollapi foli gjatë inspektimit të ndërtimit të Nënstacionit të Farkës, i pari investim që kryhet nga të ardhurat e kompanisë, duke theksuar se nuk ka patur asnjë lloj njoftimi për shkarkimin e tij nga detyra.

“Detyra ime kryesore është puna. Unë vazhdoj të kryej detyrën e administratorit deri në momentin që  struktura që më ka emëruar, merr ndonjë vendim. Këto zëra nuk më shqetësojnë. Unë do të vazhdoj punën me strukturat, rezultatet do të jenë edhe më të mira.”-tha ndër të tjera Dollapi.

Nënstacionin e Farkës, Dollapi e cilësoi si një nga investimet më të rëndësishme, pasi sipas tij, veç furnizimit me energji të zonave përreth Tiranës, ku nënstacion lehtëson edhe qytetin e Tiranës.

Puna për ndërtimin e Nënstacionit të Farkës ka nisur para dy muajsh, dhe sipas administratorit të CEZ, brenda shtatorit pritet të përfundojë.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.