Nishani dhe Rama në SHBA, të ftuar në “Nisma Globale Klinton 2013”

Postuar në 21 Shtator, 2013 07:59

Presidenti Bujar Nishani dhe kryeministri, Edi Rama do të jenë së bashku në Nju Jork, ku do të marrin pjesë  në veprimtarinë “Nisma Globale Klinton 2013″, që zhvillohet në datat 23-26 shtator 2013.

Në njoftimin për mediat nga Presidenca theksohet se Presidenti Nishani është i ftuar në këtë veprimtari nga ish-Presidenti i SHBA, Bill Klinton. Vizita në SHBA e Kreut të Shtetit përfshin edhe disa takime të rëndësishme me organizma dhe përfaqësues të shtetit amerikan si dhe me ata të komunitetit shqiptar në Boston, Detroit dhe Nju Jork.

Ndërkaq në veprimtarinë “Nisma Globale Klinton 2013″ merr pjesë edhe kryeministri, Edi Rama i ftuar nga ish-kryeministri britanik Tony Blair. Vizita e Ramës në SHBA vjen pas një turi takimesh që zhvilloi në Bruksel me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian në qendër të të cilave ishte integrimi i Shqipërisë në BE.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.