Vizita e parë për qeverinë Rama vjen nga Italia, në tetor vjen kryediplomatja Bonino

Roma zyrtare duket se do të “thyejë” akullin diplomatik me Shqipërinë duke dhënë një sinjal të fuqishëm se po kthehen zhvillimet e para vitit 2005.
Shefja e diplomacisë italiane, Emma Bonino, do të jetë personaliteti më i lartë europian që do të vizitojë zyrtarisht Tiranën, raporton Shqip.
Kjo vizitë është konfirmuar dje nga Ministria e Jashtme shqiptare, e cila njofton në lidhje me takimin e shefit të diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati dhe ambasadorit të Italisë në Tiranë.
Në njoftimin e MPJ-së theksohet se “ministri Bushati dhe ambasadori Gaiani diskutuan mbi vizitën në tetor të ministres së Jashtme italiane, znj. Emma Bonino, si homologia e parë që do të vizitojë Tiranën pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Dy bashkëbiseduesit theksuan dhe nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik në rang kombëtar dhe lokal mes dy vendeve”.
DITA
Add new comment