Berisha merr zyrë të re përballë TVSH-së

Postuar në 21 Shtator, 2013 04:51

Ish-Kryeministri Sali Berisha megjithëse bëri luftë të madhe për ta kthyer Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë në seli të Partisë Demokratike, ai nuk do të ketë zyrë në këtë ndërtesë.

Prej disa ditësh, ish-kryeministri ka marrë një zyrë në qendër të Tiranës. Zyra e re e Berishës është pak metra larg banesës së tij, dhe ndodhet përballë Televizionit Publik Shqiptar.

Por ndryshe nga koha kur ishte Kryeministër tashmë Berisha e bën rrugën nga shtëpia në zyrë i pashoqëruar nga eskorta dhe truproja të shumta. 

Berisha është parë në ambientet e kësaj qendre i pashoqëruar nga eskorta, madje nuk është pikasur asnjë nga shoqëruesit e tij, pavarësisht se gëzon statusin e ish-Kryeministrit dhe duhet të ruhet nga katër shoqërues. Për të përshkruar këtë rrugë, Berisha përdor makinën që mori nga Ministria e Shëndetësisë. Në të njëjtën ndërtesë ku ndodhet zyra e Berishës, ndodhet edhe zyra e kreut të Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Etore Sekui.

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.