Rama i përgjigjet Berishës: Keqardhje ata që s’patën sy të shihnin rrënimin

Postuar në 22 Shtator, 2013 15:19

Kryeministri i vendit, Edi Rama reagoi për komentin e deputetit të PD-së, Sali Berishës, i cili e quajti restaurimin e godinës së Kryeministrisë një akt babëzie të kreut të qeverisë. 

“Keqardhje për reagimet jodinjitoze lidhur me publikimin e mjediseve të Kryeministrisë, prej atyre qe për vite kanë hyrë çdo ditë në këtë godinë, po s'kanë pasur sy për të parë rrënimin, pisllëkun e shijen gjithnjë e më vulgare që kanë pllakosur një vend kaq të rëndësishëm të punës në shtetin shqiptar, që përpos të tjerash është edhe një prej godinave me vlerën më të rëndësishme historike e arkitektonike të vendit tonë”, shkruan Rama në rrjetin social “Facebook”. 

Një luftë e vërtet fotosh ka nisur mes PD-së dhe kryeministrit për Kryeministrinë. Ditën e djeshme ishte ish-zëdhënësja e Kryeministrisë, Erla Mëhilli ajo që akuzoi Ramën se po e shkatërron godinën. 

 

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.