Zgjedhjet në Gjeramni, “Exit-Poll”: Merkel fiton një mandat të ri

Postuar në 22 Shtator, 2013 15:16

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, duket se do të drejtojë vendin në një mandat të tretë historik. Të paktën këto janë rezultatet e “exit-poll” të para të zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtur të dielën.

Me kutitë e votimit që u hapën në orën 8:00 dhe u mbyllën në 16:00, të dhënat e para kanë treguar se Kristian Demokratët e Merkelit (CDU) kanë fituar rreth 42% të votës në shkallë kombëtare. Megjithatë, partneri aktual në qeverisje, Partia Demokratët e Lirë mund të mos kenë kaluar pragun zgjedhor të 5%.

Nëse kjo do të ndodhë, atëherë CDU mund të jetë e detyruar të formojë një koalicion me bazë të gjerë qeverisje, me rivalët social-demokratë të kundërshtuarit kryesor për kancelar, Peer Steinbruck, që kanë fituar midis 25-27% të votave. Rezultatet zyrtare të votimeve pritet të shpallen gjatë mbrëmjes.

 

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.