Greqia kërkon zgjidhje për çështjen e "detit"

Ministrat e Jashtëm të Greqisë, Qipros dhe Egjiptit janë takuar për të përcaktuar Zonën Ekonomike Ekskluzive. Takimi u mbajt në Nju-Jork ku po zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Takimi u mbajt me iniciativën e Egjiptit, që është dhe Përfaqësues i Përkohshëm në OKB.
Greqia, përveç mosmarrëveshjeve me këto shtete gjithashtu ka ende të pazgjidhur problemin e ZEE-së dhe me Shqipërinë, ku për këtë problem pati edhe një takim mes dy ministrave të jashtëm, Venizelos dhe Bushati.
Mes Shqipërisë dhe Greqisë u arrit një marrëveshje në vitin 2009, që u miratua edhe në parlamentet respektive, por Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e rrëzoi atë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka sinjalizuar për një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve.
Shekulli
Add new comment