Pranga dy kosovarëve, në kërkim për trafik klandestinësh

Postuar në 25 Shtator, 2013 04:05

Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës me qëllim ekstradimin në Kosovë, pasi akuzohen për trafik të qenieve njerëzore. Life Hasaj 57 vjeçe dhe Jetullah Ajeti, 48 vjeç, lindur e banues në komunën Lipjan të Kosovës janë dy personat e vënë në pranga, pasi ishin shpallur në kërkim.

Nga të dhënat e policisë bëhet me dije se ata janë drejtues të agjencisë së spektakleve “Kosova Live” që prej vitesh ushtron aktivitet në Kosovë e Shqipëri, kryesisht spektakle, koncerte me raste festash apo dhe aktivitete kulturore. Sipas policisë, ka qenë ky aktivitet i ligjshëm, i cili i ka ndihmuar ata të realizojnë trafik qeniesh njerëzore nga Kosova. Kanë qenë autoritetet kosovare që, pasi kanë kryer hetimet, i kanë kërkuar homologëve shqiptarë që në bazë të marrëveshjes dypalëshe mbi ekstradimin, të bëjnë arrestimin e tyre.

Shekulli

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.