Naço: Korrupsioni do të konsiderohet në veprat më të rënda penale

Postuar në 25 Shtator, 2013 03:58

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka bërë me dije se korrupsioni së shpejti do të cilësohet ndër veprat më të rënda penale dhe do të gjykohet nga ana e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Deklarata e tij është bërë gjatë një takim që ka pasur me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Etore Sekui.

“Së shpejti do të paraqesim një paketë anti-korrupsion, për ta konsideruar korrupsionin një nga veprat më të rënda të veprave penale, e cila do të gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Kjo paketë do të vazhdojë me ndryshimin e ligjit për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar. Nxis qytetarët të denoncojnë rastet e korrupsionit dhe për këtë kemi edhe një portal në faqen zyrtare të ministrisë. Shqipëria është e të gjithëve dhe ka nevojë për kontributin e të gjithëve”, ka thënë Naço.

Ambasadori Sequi nënvizoi disa herë se BE është e qëndrueshme dhe konsistente sa i takon kërkesës drejtuar Shqipërisë për luftën e korrupsionit dhe krimit.

“Çdo person që hetohet të çohet në gjykatë dhe pastaj dënohet. Kjo është e rëndësishme. Nuk ka rëndësi nëse është gjyqtar apo futbollist. Në progres raportin e kaluar por dhe në progres raportin që do bëjmë publik javët e ardhshme do ta kuptoni që ne jemi shumë të qëndrueshëm dhe konsistent në kërkesën për luftën e korrupsionit dhe krimit”- tha Ambasadori i BE-së Sequi.

Mapo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.