Dy njohje për Kosovën brenda një dite

Postuar në 25 Shtator, 2013 15:36

Granada dhe Libia njohën dje zyrtarisht shtetin më të ri në Europë, Kosovën. Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Nju Jork.

Ai zhvilloi, fillimisht një takim me ministrin e Jashtëm të Grenadës, Nickolas Steele, i cili konfirmoi se vendi që ai përfaqëson e ka njohur zyrtarisht shtetin e Kosovës. Steele shprehu kënaqësinë që Grenada u bë vendi i 102-të që e njeh shtetin më të ri në Europë.

Por pak orë më pas, Libia u bë vendi i 103-të i cili njeh Kosovën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Libia e dha ministrja e Integrimit Europian, Vlora Çitaku përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”. “Pas Grenadës, Kosovën e njeh edhe Libia”, shkruan ajo.

Shekulli

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.