Parlamenti sot miraton strukturat organizative

Parlamenti do të miratojë në seancën e sotshme përbërjen e organeve drejtuese, siç janë komisionet parlamentare, sekretariatet, Byronë e Kuvendit dhe delegacionet parlamentare. Kuvendi i Shqipërisë ka publikuar axhendën për seancën e sotshme, në të cilën janë parashikuar 11 vendime që do të votohen në seancë.
Vetëm socialistët kanë njoftuar emrat e kryesuesve të delegacioneve parlamentare, ndërsa PD në Konferencën e Kryetarëve nuk ka paraqitur asnjë listë. Ndërkaq, mësohet se Pandeli Majko do të jetë kryetar i Delegacionit të Kuvendit në NATO. Taulant Balla, kryetar i Komitetit Ndërparlamentar Shqipëri-BE, kurse Valentina Leskaj kryetare e Delegacionit të Këshillit të Europës.
Po ashtu, Konferenca e Kryetarëve zgjodhi Namik Doklen si kryetar të Delegacionit të Detit të Zi. Po ashtu, në këtë seancë, sipas Rregullores së Kuvendit, do të miratohet dhe përbërja e Byrosë së Kuvendit, që do të pasojë me zgjedhjen e emrit të sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit.
PANORAMA
Add new comment