Lëvizjet e reja, Kodheli emëron Xhevdet Zenelin në vend të Zylës

Projektohen ndryshimet në kreun e FA. Gjeneral Zaimaj kandidat potencial
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Shkarkimi i Ylli Zylos - Në kohën kur ajo ishte në opozitë, Partia Socialiste e akuzoi ish-drejtorin e SHIU-t, Ylli Zylën, se ishte personi që kishte përgjuar deputetët e opozitës së atëhershme, me aparatura të blera jashtë vendit. Emri i Ylli Zylës, doli edhe në trafikun e armëve, një skandal i denoncuar publikisht në atë kohë.
Shefi i Shtabit - Shkarkimi i shefit të Shtabit të FA-ve, Xhemal Gjunkshi, duket pak i vështirë, pasi ai gëzon mbështetjen e socialistëve pas refuzimit të tij për të firmosur VKM-në e ish-kryeministrit Berisha për t’ia kaluar SHQUP-in në pronësi të PD-së.
Herion Mesi
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, duket se ka vendosur të rikthejë në pozicionet e mëparshme të gjithë drejtuesit e Forcave të Armatosura, të larguar nga paraardhësi i saj, Arben Imami. Kjo pasi paraditen e djeshme e shoqëruar nga këshilltari ushtarak i saj, Gjeneral Arian Zaimi, Kodheli ishte në ambientet e Policisë Ushtarake ku prezantoi komandantin e ri të këtyre forcave, Xhevdet Zenelin. Emërimi i kolonel Zenelit në këtë detyrë vjen vetëm një ditë pasi ministrja Kodheli firmosi shkarkimin nga detyra të Ylli Zylas, i cili deri dy ditë më parë mbante postin e Komandantit të Policisë Ushtarake, post ky që mbahej më parë nga Zeneli. Pak ditë më parë, pas emërimit të Gjeneral Sandër Lleshit në postin e këshilltarit për Mbrojtjen në Kryeministri nga shefi i qeverisë së re, Edi Rama, ministrja Kodheli riktheu pas dy vitesh, një tjetër gjeneral në Ministrinë e Mbrojtjes, Arian Zaimin. Ndërkohë që pritet edhe rikthimi i gjeneralëve të tjerë të liruar padrejtësisht nga Imami, si kundëradmiral Kudret Çela, gjeneral Dhori Spirollari, gjeneral Abaz Lleshi etj.
Rokada në FA
Vendimi i djeshëm i ministres së Mbrojtjes e rikthen sërish kolonel Xhevdet Zenelin pas më shumë se një viti në drejtimin e trupave të Policisë Ushtarake. Kolonel Zeneli u largua nga kjo detyrë një vit me vendim të ish-ministrit të Mbrojtjes së asaj kohe, Arben Imami, i cili në krye të Policisë Ushtarake emëroi Ylli Zylën. Emërimi i Zylës në këtë detyrë erdhi për shkak të dorëheqjes së tij nga kreu i Shërbimit Informativ të Ushtrisë në datën 4 korrik të vitit 2012, pas skandalit mediatik, ku gruaja e Zylës akuzohej se ishte e përfshirë në trafik armësh. Ndërkohë, sa i përket kolonel Zenelit, gjatë kësaj kohe ai ka kryer detyrën e drejtorit të Zyrës Operacionale në Ministrinë e Mbrojtjes që drejtohej nga ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami. Por ky nuk do jetë emërimi i fundit i ministres së Mbrojtjes. Burime jozyrtare nga kjo ministri thanë dje për gazetën “Shqip”, se Kodheli pritet të ndërmarrë një tjetër nismë të rëndësishme, atë të zëvendësimit të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, Xhemal Gjunkshi. Ende nuk është i qartë se kush do jetë pasuesi i Gjunkshit, por kandidatura më e mundshme shihet ajo e gjeneralit të liruar me dekret të Presidentit të Republikës, gjeneral Arian Zaimi. Ky i fundit, në takimin e djeshëm me efektivët e Policisë Ushtarake, ashtu si edhe në takimin e zhvilluar pak ditë më parë me ambasadorin e SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu, është shfaqur sërish me uniformë ushtarake, pavarësisht se detyra e tij në ministri është civile.
“Komandanti i Luleve”
Të pyetur dje nga “Shqip” në lidhje me rikthimin e kolonel Xhevdet Zenelit në krye të Policisë Ushtarake, efektivët e kësaj strukture theksuan se komandant Zeneli njihet ndryshe me epitetin “Komandanti i Luleve”, kjo për shkak të pasionit të tij për lulet. “Është tepër i përgatitur në detyrën e tij. Por përveç pasionit të tij për punën, Komandant Zenelin e thërrasim ndryshe si Komandanti i Luleve, pasi një ndër pasionet e tij janë lulet dhe lulishtja e repartit. I gjithë ambienti i oborrit të Policisë Ushtarake është gjelbëruar gjatë kohës që Zeneli ishte në krye të kësaj detyre, pra deri një vit më parë. Sa herë që ka mundësi, ai organizon me policët fushata për mbjelljen e oborrit me lule të reja, ku ndër më të preferuarat e tij janë kumbullat e kuqe dhe mimozat”, thanë dje për “Shqip” efektivë të Policisë Ushtarake.
PD hap portalin për denoncimet e qytetarëve
Berisha: Rama po minon statusin e vendit kandidat
Partia Demokratike njoftoi dje se ka hapur një portal në faqen e saj zyrtare në internet për të gjitha denoncimet dhe presionet që i bëhen administratës, në kuadër të asaj që e ka cilësuar revanshi politik i Ramës. “Nga sot, PD ka hapur në faqen e saj zyrtare një portal të ri, “Denonco presionin dhe largimin nga administrata. Të interesuarve do t’u ofrohet këshillim falas për të drejtat e nëpunësve dhe do të ndiqet çdo akt për largimin e padrejtë nga vendi i punës në administratë”, tha dje zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi. Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij zyrtare në “Facebook” lidhur me spastrimet në administratë, akuzoi dje Ramën se po prish konsensusin e datës 4 maj duke shtyrë hyrjen në fuqi, të Ligjit për Shërbimin Civil, që ishte njeri nga tri kushtet që Shqipëria të merrte statusin e vendit kandidat.
SHQIP
Add new comment