Basha: Tentativë për zëvendësimin e administratës me militantë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha duke folur në mbledhjen e grupit kuvendor deklaroi se aktet e qeverisë së re shënjestrojnë arritjet shumëvjeçare të shtetit.
"Ligji për Shërbimin Civil është një prej tre ligjeve që opozita e dikurshme nuk i votonte. Shqipëria do të ketë nevojë për konsensusin ndërpartiak dhe ligji për Shërbimin Civil është përgjigjja më e mirë për të ecur përpara", u shpreh Basha.
Sipas tij, shtyrja e hyrjes në fuqi e këtij ligji bëhet me qëllim zëvendësimin e administratës me militantë.
"Ftoj kryeministrin Rama të tërhiqet nga ky atentat ndaj shtetit ligjor", u shpreh Basha.
Top Channel
Add new comment