Erjon Braçe: E vërteta për ‘alarmin berishist” për fshesën në administratë

Deputeti socialist Erjon Braçe ka komentuar në faqen e tij në Facebook “alarmin berishist” për fshesën në administratë. Braçe shkruan ndër të tjera: “Për kë e ka PD dhe Sali Berisha, për drejtorin e doganave dhe drejtorët në degë, të gjithë në detyrë? Duhet të jepte dhe të jepnin dorëheqjen; nuk e bënë.Ndërkohë plani i realizimit të të ardhurave jo vetëm që nuk është realizuar, po për shtatorin është diku në vetëm 58%!! Këta jo vetëm duhen shkarkuar por dhe hetuar për çdo qindarkë që mungon!!
Për kë e ka PD dhe Sali Berisha, për drejtorin e tatimeve dhe drejtorët e degëve? Duhet të jepte dhe të jepnin dorëheqjen; nuk e bënë. Mendoni: Për 8 muaj, nga këto dy agjensi mungojnë në buxhetin e shtetit mbi 100 milionë dollarë!” Më tej Braçe flet për drejtorin e përgjithshëm të Postave dhe për drejtorin e Portit të Durrësit, për abuzimet dhe militantizmin e tyre të verbër.Këta duhen shkarkuar madje duhen hetuar për çdo abuzim që kanë kryer, thekson Braçe.
DITA
Add new comment