Procedohen 26 vetë për ndërtimet pa leje. Në hetim edhe 12 zyrtarë

TIRANE- Policia e Shtetit ne kuader te aksionit per evidentimin e ndërtimeve abuzive, bllokimin e tyre dhe procedimin e personave të cilët duke abuzuar me ligjin i ndërtojnë ato njofton procedimin e 12 punonjesve te agjencive ligjzbatuese .
Sipas policise, keta persona kane qene me detyrë funksionale per monitorimin, evidentimin e marrjen e masave ligjore në rastet e ndërtimeve abuzive.
Po ashtu janë proceduar 26 persona, si dhe nga shërbimet e policisë janë bllokuar dhe objektet që po ndërtoheshin pa leje në rrethet Fier, Lushnjë, Korçë, Pogradec, Devoll, Tiranë, Peqin, Dibër, Lezhë dhe Shkodër.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë janë filluar edhe 9 procedime të tjera penale për “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe materialet procedurale janë referuar në Prokurori në ngarkim të punonjësve të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik të Bashkisë Vlorë dhe Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. Procedimet penale kanë filluar për rastet e Ndërtimeve të paligjshme të konstatuara dhe të dokumentuara nga Strukturat e Drejtorisë së Policisë Vlorë gjatë muajve Qershor, Korrik, Gusht dhe Shtator të vitit 2013.
Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier, ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për 6 persona, ndërkohë janë proceduar dhe 2 inspektorë të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Levan.
Nga këto struktura në Fier filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit Trifon Metushi dhe Shefqet Hazizi, me detyrë Inspektor në INUV-Levan, të cilët nuk kanë monitoruar e marrë masa në përmbushje të detyrës së tyre për ndalimin e ndërtimeve pa leje. Materialet në ngarkim të tyre i janë referuar Prokurorisë për veprën penale “shpërdorim detyre”.
Po ashtu ka filluar procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Skënder B., vjeç 57, pasi në Levan, ka ndërtuar një objekt pa leje.
LUSHNJE
Nga strukturat e policisë në Lushnjë janë proceduar e ndiqen në gjendje të lirë shtetasit:
- Sybi H., vjeç 48, banues në fshatin Gramsh, pasi në ambient publik, ka ndërtuar një objekt pa leje (magazinë).
- Idajet H., vjeç 37, pasi në lagjen “Loni Dhamo”, ka ndërtuar një banesë pa leje.
- Perik P., vjeç 59, pasi në Divjakë ka ndërtuar një objekt pa leje.
- Novruz B., vjeç 52, pasi në fshatin Kolonjë ka ndërtuar një lokal pa leje.
- Petro N., vjeç 54, pasi në fshatin Goriçaj ka ndërtuar një objekt pa leje.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë gjatë ditës së djeshme janë proceduar 7 persona në rrethet Korçë, Pogradec dhe Devoll për ndërtime të pa ligjshme, në Korçë e Kolonjë, duke bllokuar dhe ndërtimet abuzive. Konkretisht janë proceduar shtetasit:
- Besnik A., 47 vjeç, pasi në Korçë është konstatuar duke ndërtuar pa leje një shtesë kati.
- Osman B., vjeç 59, pasi në fshatin Guras, Pogradec është konstatuar duke ndërtuar një objekt pa dokumentacionin përkatës, i cili u bllokua.
- Pandeli S., vjeç 51, pasi në Tushemisht është konstatuar duke ndërtuar një objekt (lokal), pa dokumentacionin përkatës.
- Flamur S., vjeç 56, pasi në fshatin Piskupat është konstatuar duke ndërtuar një objekt pa leje.
- Bledi S., vjeç 39, pasi në fshatin Piskupat është konstatuar duke ndërtuar një objekt pa leje.
- Genci Xh., vjeç 46 banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, pasi është konstatuar duke ndërtuar shtesë kati, pa dokumentacionin përkatës.
- Niko Zh., vjeç 44, banues në fshatin Tren, Devoll, pasi është konstatuar duke ndërtuar një objekt pa leje.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë janë proceduar 4 persona për ndërtime abuzive, përkatësisht:
- Filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Ylli Sh., vjeç 53, pasi në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, ka ndërtuar një shtesë objekti pa leje.
- Filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Shkëlqim K., vjeç 50, pasi në Kamëz, ka ndërtuar një objekt pa leje.
- Filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sami S., vjeç 69, pasi në Kamëz, ka ndërtuar një objekt pa leje.
- Ndërkohë është proceduar një tjetër shtetas me inicialet P.V.,, pasi në Kamëz është konstatuar duke ndërtuar një objekt pa leje.
Nga Drejtoria e Policisë Qarkut Shkodër filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Fatbardh Islam Muja, vjeç 37, me detyrë Inspektor në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Komuna Velipojë, pasi duke shpërdoruar detyrën, nuk ka pezulluar ndërtimin pa leje të banesës së një shtetasi në fshatin Rrjoll.
Ndërkohë filloi procedimi në gjendje të lirë gjithashtu për shtetasen Drane H., vjeç 62, banuese në Velipojë, pasi është konstatuar se në fshatin Rrjoll po ndërton një objekt pa leje.
Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës filloi procedimi në gjendje të lirë për ndërtim të paligjshëm për 2 shtetas, përkatësisht:
- Armand L., vjeç 47, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.14, ka ndërtuar një objekt pa leje.
- Besnik H., vjeç 38, banues në fshatin Rrashbull, pasi në Xhafzotaj ka ndërtuar një objekt pa leje.
Nga shërbimet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë filloi procedimi penal në gjendje të lirë për 4 persona.
Në Lezhë janë proceduar në gjendje të lirë për ndërtim të paligjshëm shtetasit Gjovalin P. e Tonin P., pasi në lagjen “Besëlidhja”, kanë ndërtuar një objekt 7 katësh pa leje.
Ndërkohë në Mirditë filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit Albert D. dhe Zef D., banues në Milot, pasi në fshatin Perlat kanë ndërtuar një objekt pa leje.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Defrim K., vjeç 46, banues në Peshkopi, pasi në qytet, ka ndërtuar një objekt pa leje.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan është proceduar e ndiqet në gjendje të lirë shtetasi Ruzhdi H., vjeç 31, banues në fshatin Përparim, pasi nga shërbimet e policisë është konstatuar se ka ndërtuar një objekt pa leje.
Panorama
Add new comment