‘Nëpunësi civil’, Basha takon ambasadorët e BE-së: Rama po minon konsensusin

Partia Demokratike është ankuar tek ambasadorët e BE-së në Tiranë për shkarkimet në administratë që sipas tyre po cënojnë konsensusin e arritur dy muaj më parë me të majtën. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha për mediat pas këtij takimi se “nuk ka asnjë mirëkuptim mbi shtyrjen që po i bëhet ligjit për ‘Nëpunësin civil’. Përgjegjësia do të jetë vetëm e kryeministrit”. Basha theksoi se i ka shprehur ambasadorëve shqetësimin për shkelmimin që po i bëhet konsensusit të arritur për 3 ligjet. “Kemi mësuar jo zyrtarisht se ka përpjekje për të shtyrë hyrjen në fuqi të ligjit për Statusin e Nëpunesit Civil apo për të ndryshuar përmbajten e tij të votuar në mënyrë konsensuale, përpjekje që bëhet me një motiv, për të intensifikuar spastrimin e administratës dhe zëvendësimin me militantë partiak. Ky është hap i kushtueshëm për taksapaguesin shqiptar dhe evropianë, që minon konsensusin”.
Basha shtoi se kjo tentativë tinzare e kryeministrit Rama për ta shtyrë apo për ta ndryshuar ligjin e miratuar me konsensus në Parlament rrezikon edhe rrugën e Shqipërisë për në Bashkimin Europian. “Ligji i miratuar me konsensus dhe që po tenton të shtyhet është një shpallje lufte e hapur ndaj aspitarës sonë për tu integruar së shpejti në BE”, tha Basha.
MAPO
Add new comment