Qeveria strehon 37 familje rome në Shishtufinë

Postuar në 27 Shtator, 2013 15:40

TIRANE- Qeveria shqiptare ka vendosur sot strehimin e 37 familjeve rome në ish Repartin Ushtarak 1005  në Shishtufinë.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, drejtuar nga zëvendëskryeministri, Niko Peleshi është vendosur;  “Kalimi në administrim i ish Repartit Ushtarak 1005 me vendndodhje në Shishtufinë nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Ky vendim bëhet me qëllim akomodimin e 37 familjeve rome që jetojnë pranë ish Ndërmarrjes së Dekorit.”

Kriza e ketyre familjeve,  e cila ka vijuar prej disa muajsh merr fund në mbledhjen e tretë të qeverisë, e cila vendos për strehimin dhe akomodimin e tyre.

Në kuadër të shfuqizimit të vendimeve të qeverisë “Berisha”, të marra pas datës 23 qershor, në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur edhe shfuqizimi i vendimit  të qeverisë i datës 7 gusht për heqjen nga fondi pyjor kullosor të “Mali i Rrencit- Kakariq” Lezhë, duke e rikthyer këtë pronë edhe njëherë në fondin pyjor kullosor.

Po ashtu në mbledhjen e sotme është vendosur edhe lirimi nga detyra i zonjës, Kreuza Leka, Drejtore e Përgjithshme e Agjensisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), duke emëruar në këtë pozicion zonjën, Adelina Greca.

Qeveria ka përcaktuar edhe fushën e përgjegjësisë shtetërore për Ministrinë e Financave, të Drejtësisë, Arsimit dhe Sportit, ministrinë e Kulturës, ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, si dhe Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.

 Mbledhja u drejtua nga zëvendëskryeministri, pasi Kryeministri Edi Rama vazhdon vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara.

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.