Reformë për gradat politike dhe penalizim përgjegjësve

Postuar në 28 Shtator, 2013 04:59

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Sugjerimi - Kushdo që para hyrjes në fuqi të ligjit të policisë dhe këtij vendimi ka pasur funksione të pambështetura në gradë, tregon që këtë funksion e ka në kundërshtim me aktet normative në fuqi

Verifikimet - Me ndryshimet përkatëse kërkohet që të mos legjitimohet asnjë efektiv për të fituar gradën nga ligji i ri. Në këto kushte, sugjerohet se duhet të bëhen të gjitha verifikimet në personel

Emërtimet - Njëkohësisht është kërkuar të ngarkohen me përgjegjësi administrative të gjithë anëtarët e emërtesës, që kanë firmosur për këto emërime, si dhe anëtarët e komisionit të gradimeve të reja

Ristrukturimi

Propozohet ndryshimi i VKM-së për funksionet dhe i ligjit të policisë

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Paga e gradës më të lartë në bazë sugjerohet të jetë më e madhe se ajo e gradës më të ulët të rolit të mesëm

Gradat e policisë kanë qenë gjithmonë një gangrenë dhe një mjet i përdorur mirë nga politika për të hequr policët nga puna, ose për të emëruar të rinj, kur një forcë e caktuar vinte në pushtet. Kështu ndodhi edhe në vitin 2005, pasi në pushtet erdhi Partia Demokratike, e cila me manovrat e saj, nëpërmjet një VKM-je, e më pas nëpërmjet një ligji, vuri në funksione drejtuese të policisë persona që për vite të tëra kishin punuar në nivele të ulëta, pasi kishin grada të vogla. Për këtë arsye, Ministria e Brendshme, duke u bazuar në programin e saj për ristrukturimin e policisë, ka vendosur që të bëjë një reformë të thellë për gradat. Aktualisht për këtë reformë janë hedhur dy propozime, një për ndryshime në kuadrin ligjor dhe një për të krijuar një ligj më vete për gradat, ashtu siç ka qenë nga viti 1999 deri në vitin 2005. Gazeta “Shqip” ka siguruar materialin sesi pritet të jetë sistemi i karrierës dhe i gradimit, i cili lidhet pikërisht me nismën për të depolitizuar policinë, pasi pretendohet se janë ngritur në detyra dhe në gradë shumë militantë të Partisë Demokratike.

Situata aktuale

Siç dihet, nivelet e gradimit dhe kriteret e kalimit nga një gradë e nivelit më të ulët te më e larta, janë rregulluar me ligjin Nr. 9749, datë 4.6.2007 “Për Policinë e Shtetit”, duke shfuqizuar ligjin e mëparshëm. Por, para se të hynte në fuqi ky ligj, gradat në polici u ndryshuan me VKM-në nr. 803, datë 21.11.2007 “Për përcaktimin e funksioneve korresponduese për gradat në Policinë e Shtetit dhe ekuivalentimin e tyre”, një vendim i kritikuar nga të gjithë oficerët e lartë të policisë. Sipas ekspertëve, ku vendim nuk bën konvertim dhe as ekuivalentim gradash, por jep grada sipas funksionit që ka në këtë kohë punonjësi i policisë.

Pra, në vitin 2007, kishte grada të dhëna rishtas me kriterin e vetëm, se në atë kohë mbante një funksion të caktuar, pa marrë parasysh asnjë kriter tjetër. Madje, që nga ai moment nuk u përmendën më gradat e mëparshme, pasi edhe ato kanë qenë të lidhura me funksionin. Megjithatë, kjo të lë të dyshosh me arsye se gjatë dy viteve, nga 2005-2007, janë dhënë funksione, jo sipas gradave që ishin në atë kohë, por sipas dëshirave të politikës. Kjo ka të bëjë pikërisht me shembullin se mund të kesh qenë polic i rolit bazë për 14 vjet dhe pas 1 viti e 4 muajsh emërohesh në funksion të zëvendësdrejtorit të përgjithshëm dhe merr menjëherë gradën “Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm”. Përveç kësaj, ky vendim ka penalizuar të gjithë punonjësit që, për shkak të emërimeve të padrejta, janë gjendur në ato momente në funksione më të ulëta se grada e tyre. Siç dihet, në atë kohë, pa asnjë kriter, oficerë të lartë policie u transferuan në funksione të vogla dhe kur ligji hyri në fuqi, atyre iu mohuan gradat që kishin fituar deri në atë kohë.

Si do të bëhet

Duke u nisur nga këto shkelje të kryera në vitet 2005-2007, specialistët e policisë kanë dhënë disa rekomandime sesi mund të rregullohet sistemi i gradave. Sipas tyre, kushdo që para hyrjes në fuqi të ligjit të policisë dhe këtij vendimi, ka pasur funksione të pambështetura në gradë, tregon që këtë funksion e ka në kundërshtim me aktet normative në fuqi, ndaj nuk mund të legjitimohet për të fituar gradën nga ligji i ri. Në këto kushte, sugjerohet se duhet të bëhen të gjitha verifikimet në personel në këtë frymë. Njëkohësisht është kërkuar të ngarkohen me përgjegjësi administrative të gjithë anëtarët e emërtesës, që kanë firmosur për këto emërime, si dhe anëtarët e komisionit të gradimeve të reja për shkeljet në këtë drejtim.

Akti normativ për gradat në polici rekomandohet të ndryshojë, duke e konsideruar këtë term si një titull që punonjësi i policisë e fiton si rezultat i kontributeve të tij në polici, kontribute këto që maten me formimin dhe kualifikimin, vjetërsinë në shërbim dhe karrierën në këtë shërbim ose në shërbime të ngjashme me të. Këtu duhet të përfshihen ecuria në nivelet e hierarkisë së funksioneve policore, rezultatet e punës në çdo funksion, aftësitë ekzekutive dhe menaxheriale të reflektuara në zgjidhjen e situatave të shërbimit, përgjegjshmëria dhe përkushtimi për detyrën.

Ndryshimi i gradave

Duke u nisur nga këto ndryshime të kërkuara, ekspertët kërkojnë të shtohen nivelet e gradave në rolin bazë, pasi në këtë rol përfshihet afro 80% e personelit policor dhe sugjerohet që paga e gradës më të lartë e rolit bazë, të jetë e barabartë, ose ndoshta më e madhe se paga e gradës më të ulët të rolit të mesëm. Gjithashtu është kërkuar të ketë më tepër se një gradë për të njëjtin funksion, pasi kjo krijon fleksibilitet në emërime për rastet e uljes dhe ngritjes në detyrë, për shkaqe të ndryshme, pa lëvizur gradën. Por, nivelet e gradave dhe mënyra e fitimit të tyre për çdo nivel, si dhe mënyra e ecjes në karrierë duhet të bëhen me ligj të veçantë. Nga studimi që është bërë, është hera e parë që ligji për gradat bashkohet me ligjin bazë të policisë. Gjithashtu është kërkuar që procesi i dhënies së gradave të reja të bëhet në të njëjtën kohë me ndryshimin e strukturës organizative të Policisë së Shtetit. Por kjo mund të sjellë vonesa, pasi përgatitja e projektligjit, rruga që duhet të përshkojë projekti deri në Parlament, ka kosto financiare dhe kërkon kohë të gjatë.

 

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.