FMN: Rritja ekonomike 1.7%. Zbret parashikimi për rritjen ekonomike globale

UPDATE- Në një raport të publikuar sot, Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon për Shqipërinë një rritje ekonomike prej 1.7% për vitin 2013. Ndërkaq për vitin 2014, FM parashikon një rritje prej 2.1%, ndërsa më pas do të ketë një përshpejtim të rritjes, duke shkuar deri në vitin 2018 ku rritja do të kapë shifrat e 2.5%.
Në raportin e sotëm Fondi Monetar Ndërkombëtar ka zbritur parashikimin e saj për rritjen ekonomike globale. Organizata me seli në Washington ka thënë të martën, se për vitin 2014 pret një rritje prej 2.9 % dhe jo 3.6 % sa kishte thënë më parë.
Si arsye, FMN ka cituar rritjen e ngadalshme ne Kinë, Rusi dhe vende të tjera në zhvillim. Sa i përket eurozonës, IMF parashikon një rritje ekonomike prej 1 %, pas tkurrjes prej 0.4 % vitin e kaluar. Edhe sa i përket SHBA-së, të cilën e sheh si gjenerator të rritjes ekonomike botërore, FMN e ka ulur shkallën e parashikuar të rritjes, duke paralajmëruar se nëse Washingtoni nuk pajtohet shpejt për një rritje të mundësisë së borxhit shtetëror, do të ketë pasoja botërore.
PANORAMA
Add new comment