Spiropali takon kryeprokurorin Llalla: Do denoncojmë çdo rast abuzimi në fushën e doganave

Postuar në 08 Tetor, 2013 15:32

Drejtoresha e re e Doganave, Elisa Spiropali zhvilli ditën e sotme një takim me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, objekt i të cilit ishte bashkëpunimi i ngushtë me organin e akuzës për të hetuar intensivisht dhe në vijimësi korrupsion në fushën e doganave.

Në një deklaratë për mediat pas këtij takimi, Spiropali theksoi se institucioni që ajo drejton do të ketë një bashkëpunim të fortë me prokurorinë për të luftuar çdo rast abuzimi, ndërsa nënvizoi se dy vitet e fundit administrata doganore nuk ka depozituar asnjë çështje në Prokurori.

“Pata dhe gjeta të gjithë mbështetjen e kryeprokurorit Llalla për të ndjekur deri në fund çështjet që kemi hapur dhe kemi ndërmend të hapim pas hetimeve që administrata doganore po bën me degët e saj dhe jam e bindur që hetimet, kompletimi i dosjeve dhe përfundimi i tyre dhe dërgimi i tyre në Gjykatë është e domosdoshme për të rritur besimin e publikut tek këto institucione”, thotë Spiropali.

 

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.