Vendimet e KM, Tahiri: Task-Forcë për mbrojtjen e territorit. Artan Didi, kreu i ri i policisë

Postuar në 09 Tetor, 2013 16:46

Këshilli i Ministrave firmosi sot strukturën e re të Policisë së Shtetit pas shkarkimeve të bëra paraditen e sotme. Sipas vendimit të marrë gjatë mbledhjes së sotme, Artan Didi do të jetë kreu i ri i policisë në vend të Burgajt.

Vendimet e mbledhjes së qeverisë pasditen e sotme u bënë të ditura nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili deklaroi se këto ndryshime përbëjnë vetëm startin e një reforme të thellë që parashikohet të implementohet në policinë e shtetit.

Tahiri bëri të ditur se është reduktuar numri i funksionarëve në drejtorinë e policisë për të fuqizuar më tepër komisariatet, ndërsa njoftoi edhe shkrirjen e komisariatit të policisë rrugore.

“Struktura e re i përgjigjet domosdoshmërisë për të afruar shërbimin policor me qytetarët, i shërben demokratizimit, transparencës dhe përmirësimit të shërbimit ndaj qytetarëve. Kemi rregulluar piramidën e policisë së shtetit. Sot me strukturën e re një numër i madh i funksionarëve policorë në Drejtorinë e Policisë zbresin në nivelin e policisë së qarkut dhe komisariateve. Kemi fuqizuar komisariatin me strukturën e re. Kemi menduar shkrirjen e policisë rrugore si komisariat me vete dhe bashkimin me komisariatet ekzistuese të policisë”, – deklaroi Tahiri.
Ministri i Brendshëm theksoi gjithashtu se një nga vendimit e mbledhjes së Këshillit të Ministrave ishte dhe ngritja e një task-force për mbrojtjen e territorit, detyra e të cilës do të jetë evidentimi e zonave me interes kombëtar dhe miratimi i projekt-planit të ndërhyrjeve.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.