Ndryshon buxheti 2013, rriten me 35 mln USD shpenzimet qeveritare

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani dhe kryeministri Rama kanë bërë një lëvizje surprizë duke e ndryshuar kryekëput buxhetin e shtetit, pa e konsultuar me Kuvendin e duke e botuar direkt në Fletoren Zyrtare. Sipas shifrave të reja, shpenzimet për institucionet rriten me mbi 3, 5 miliardw lekw ose 35 milionë dollarë. Buxheti i Kryeministrisë është rritur me 56 milionë lekë, por ndërkohë që janë miratuar rritje të reja fondesh për institucionet e pavarura, si gjyqësori, prokuroria, KQZ dhe KLSH.
Fryhen shpenzimet
Duke bërë krahasimet në të gjithë zërat e shpenzimeve të institucioneve të shtetit, qeverisë, parlamentit dhe institucioneve të tjera të pavarura, fatura për pagesat është fryrë me gati 3.5 miliardë lekë. Nga 257,8 miliardë lekë që kishin planifikuar për të shpenzuar institucionet për këtë vit në ligjin fillestar, në Aktin Normativ të qeverisë këto shpenzime arrijnë në 261,3 miliardë lekë. Në ndryshimet e reja janë parashikuar fonde shtesë për Ministrinë e Transportit, 4,9 miliardë lekë, të cilat do të shkojnë për shlyerjen e faturave të punimeve të kryera në rrugë, të artikuluara këto kohë si borxhet ndaj biznesit. Ndërsa fondet për Ministrinë e Arsimit janë shkurtuar me 4.6 milionë dollarë dhe të shëndetësisë janë rritur me 310 mijë lekë. Fondet për gjyqësorin janë shtuar me 392 milionë lekë. Fondet për prokurorinë janë shtuar me 28 milionë lekë. Fondet për KQZ-në janë shtuar me 25 milionë lekë. Fondet për KLSH-në janë rritur me 15 milionë lekë. Fondet për Kryeministrinë janë rritur për shkak të shtimit të personelit kryeministror me tre ministrat e Shtetit.
Akti Normativ dyfishon borxhin
Akti Normativ i qeverisë për ndryshimet në buxhet ka hyrë në fuqi qysh më datë 4 tetor, ndërsa dje është publikuar nga qendra e publikimeve zyrtare. Projekti i ri e thellon deficitin buxhetor në 83,4 miliardë lekë, nga 49 miliardë që ishin programuar në buxhetin fillestar. Të ardhurat buxhetore janë parashikuar të realizohen në 321,9 miliardë lekë nga 360 miliardë lekë. Ndërsa shpenzimet buxhetore në tërësi nga 409 miliardë lekë, bëhen 405.5 miliardë lekë. Ministri Cani para pak ditësh pohoi se do të parashikonte 40 miliardë lekë më pak të ardhura, ndërsa 16 miliardë lekë më pak shpenzime. Por ndërsa në krahun e të ardhurave e ka mbajtur fjalën, në krahun e shpenzimeve ka shkurtuar në tërësi vetëm 3.5 miliardë lekë nga 16 miliardë që pati premtuar.
Institucionet ishin janë ndryshimi
Presidenca 164,000 164.000 0
Kuvendi 898,000 878 000 -20,000
Këshilli Ministrave 427,000 483,104 +56,104
Ministria e Energjetikës 1,990,000 1,624,000 -375,000
Ministria e Bujqësisë, 6,465,480 5, 535, 803 -929,677
Ministria e Transportit 45,701,750 50, 692,773 +4,990,983
Ministria e Financave 7,703,503 7,490,896 -212,607
Ministria e Arsimit 38,899,000 38, 429, 369 -469,631
Ministria e Turizmit 2,002,846 ——-
Ministria e Shëndetësisë 28,712,640 28, 726,330 +310
Ministria e Drejtësisë 7,315,000 7,184,488 -130,512
Ministria e Punëve të Jashtme 2,110,000 2,089,000 -21,000
Ministria e Brendshme 16,274,777 15, 972,217 -302,560
Ministria e Mbrojtjes 19,862,000 18, 892, 150 -969,850
Shërbimi informativ Shtetëror 1,256,000 1,252,000 -4,000
Drejtoria e Radio-Televizionit 352,000 352,000 0
Drejtoria e Arkivave 169,000 166,800 -2,200
Akademia e Shkencës 94,000 93,800 -200
Kontrolli i Lartë i Shtetit 276,000 291,000 +15,000
Ministria e Punës 59,666,800 60, 083,552 +416,752
Ministria e Mjedisit 2,194,600 1,965, 650 -228,950
Prokuroria e Përgjithshme 1,309,000 1,337,000 +28,000
Gjyqësori 1,309,000 1,701, 520 +392,520
Gjykata Kushtetuese 105,500 102,500 -3,000
Agjencia Telegrafike 90,900 89,900 -1,000
Partitë politike 200,000 200,000 0
Instituti Statistikës 496,000 466,000 -30,000
Shkolla e Magjistraturës 56,100 52,400 -1,700
Fondi i Zhvillimit Shqiptar 8,350,000 8,350,000 0
Kinematografia 103,600 103,000 -600
Këshilli i Lartë i Drejtësisë 85,500 79,300 -6,200
Avokati i Popullit 90,450 87,450 3,000
Komisioni i Shërbimit Civil 44,517 42,217 2,300
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve 696,000 721,000 +25,000
Inspektorati i Kontrollit të Pasurive 90,000 83,000 7-,000
Autoriteti i Konkurrencës 62,000 60,000 -2,000
Ministria e integrimit 366,800 247, 280 -119,520
Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit 13,000 10,800 -2200
Avokati i Prokurimeve 25,000 23,000 -2,000
Institucione të tjera qeveritare 1,176,000 985, 096 -190,904
Mbështetje për Shoqërinë Civile 97,900 116,900 +19,000
Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave 44,000 42,100 1900
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi 35,400 33,200 2,200
Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit 35,400 25,800 96,00
Ministria e Zhvillimit Urban +2, 126, 054
TOTALI 257,839,763 261,349, 303 +3,509,540
Bode: Po merren 100 mln hua e re për shpenzimet qeveritare
Ndërsa socialistët deklarojnë se i kanë gjetur financat e vendit në një situatë më të vështirë nga çfarë kishin parashikuar, ish-ministri i Financave, Ridvan Bode thekson se gjatë qeverisjes së demokratëve ka patur rënie të përvitshme të kostos së borxhit publik dhe suficit të balancës primare të buxhetit. Sipas ish-ministrit të Financave, “nga viti 2005 huamarrja është bërë për të financuar 100% investimet publike në ekonominë shqiptare. Kemi suficit të balancës primare të buxhetit”. Ministri Bode tha se qeveria socialiste do të duhet të marrë 100 milionë dollarë hua, vetëm për të paguar shpenzimet qeveritare. “Fryrja e administratës qendrore kërkon fonde shtesë. Që në këtë vit i themi përfundimisht lamtumirë periudhave të qeverisjes me suficit të balancës primare të buxhetit, pasi do të rritet deficiti buxhetor”,- deklaroi Bode. Sipas Bodes, nuk ka borxh publik të fshehur, por Rama fsheh mungesën e një programi ekonomik. Sipas tij, deri në muajin gusht huamarrja shkoi 8 miliardë, deri në fund të vitit 2013 ajo shkon në 9 miliardë. “Në fund të periudhës 8-mujore, kjo huamarrje ishte e nevojshme të shkonte kaq, pasi ishte vit elektoral, pati vonesa në thesar dhe po të zgjidhej ky problem, deficiti nuk do të kalonte 55 miliardë lekë”, – deklaroi Bode. Sipas ish-ministrit, në fund të vitit të ardhurat do të jenë realizuar nën 90 për qind, rrjedhimisht deficiti do të rritet me rritjen e borxhit publik. “Mosrealizimi i 23 miliardë lekë të ardhurave dëshmon kaosin në administrimin fiskal, dëshmon gjendjen kaotike dhe mosmarrjen e masave. Impakti në buxhet do të ishte më i ulët dhe vështirësitë do të kapërceheshin me një program të qartë, por ndryshimet janë bërë për të kënaqur interesat e oborrit të zotit Rama”,- tha Bode.
Mapo
Add new comment