“Trafik ikonash”, arrest me burg për Thimon e Spahon. Bashkëshortja e Thimos: Gjergji koleksionist, refuzoi t’I shiste “Onufrin” deputetit të PS-së

Arrest me burg për dy të arrestuarit për vjedhjen e ‘thesarit’, Gjergj Thimo dhe Arben Spaho, të cilët përballen me akuzën e vjedhjes dhe trafikimit të ikonave dhe veprave të artit. Vendimi është dhënë në seancën e parë gjyqësore nga gjykata e Tiranës, seancë e cila në fakt është zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor.
Ndërkohë bashortja e Gjergji Thimos në një intervistë për Gazetën Shqiptare thotë se “Gjergji u arrestua sepse refuzoi t’i shiste ‘Onufrin’ deputetit të PS-së”.
Rrëfimi i gruas së Thimos:
“Koleksioni i ikonave dhe veprave të artit ka qenë dhe është një nga pasionet e Gjergjit. Ai ka nisur të koleksionojë ikona që prej vitit 1996, vit në të cilin ka marrë edhe licencën për Muze Privat të Kulturës shqiptare, nga ministri i asaj kohe, Teodor Laço. Gjergji i ka passion ikonat dhe është koleksionues. Bashkëshorti im është një figurë e njohur për botën e artit dhe ka hapur shumë herë ekspozita me të gjitha afresket, ikonat dhe veprat e mbledhura mund të numërojmë rreth 6 ekspozita që ai ka hapur dhe ku kanë qenë pjesëtarë të gjithë këta persona që e shajnë sot. Një pjesë të mirë të veprave, Gjergji i ka grumbulluar vetë, një pjesë tjetër e ka të trashëguar nga babai i tij, sepse kanë qenë familje ortodokse.
Një pjesë të atyre ikonave i kam trashëguar edhe unë nga familja ime, që pas prishjes së kishave në Korçë. Gjergji i ka ruajtur vetë të gjitha dhe i ka mirëmbajtur me shpenzimet e veta. Madje, ai here pas herë ka bërë kërkesë për hapjen e një muzeu, por gjithmonë i është thënë që mund ta hapte një muze, por asnjëherë nuk i dhanë fondet dhe as vendin se ku do e hapte këtë muze. Të gjithë ministrat që kanë qenë në krye të Ministrisë së Kulturës kanë qenë në dijeni të këtij koleksioni. Madje, ne kemi qenë edhe në zyrën e Edi Ramës, kur ishte ministër i Kulturës dhe ai ka pasur dijeni për koleksionin, por nuk na ka dhënë asnjë shpresë për muzeun në atë kohë.
Gjergji i ka ruajtur ato me shumë fanatizëm dhe kishte një përkujdesje maksimale, duke u angazhuar totalisht. Meqë prej shumë vitesh ai kishte grumbulluar ikona, ato ishin bërë shumë dhe pjesën më të madhe i kishim ruajtur në shtëpi. Por edhe atje nuk i merrte dhe një pjesë të tyre i futëm në një dhomë të vogël, këtu tek lokali.”
Mapo
Add new comment