Celibashi e Gjosha, takim me kreun e PDIU: Konsensus e gjithëpërfshirje për aktin normativ

TIRANE- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi, se bashku me ministren e Integrimit, Klajda Gjosha kane zhvilluar nje takim me kreun e PDIU-se, Shpetim Idrizi.
Lajmin e ka dhene vete Celibashi, permes nje postimi ne profilin e tij ne Facebook. “Sapo pёrfunduam sё bashku me kolegen Klajda Gjosha, Ministre e Integrimit Europian, njё takim tё rёndёsishёm me kryetarin e PDIU, z. Shpёtim Idrizi nё lidhje me rёndёsinё e pjesёmarrjes nё Kuvend gjatё diskutimit tё Aktit Normativ pёr statusin e Nёpunёsit Civil, tё shtyrё dje nё Kuvend”- shkruan Celibashi.
Sipas tij, ne takim eshte theksuar nevoja pёr gjithёpёrfshirje dhe konsensus pёr kёtё Akt themeltar pёr ndёrtimin e njё administrate publike tё barazlarguar nga interesat politike.
“Mbetemi optimistё pёr bashkёpunimin e faktorёve tё opozitёs nё diskutimin e Aktit nё Kuvend”- shkruan ai.
Panorama
Add new comment