Tiranë, arrestohet një person i armatosur

Postuar në 12 Tetor, 2013 04:14

Policia e Tiranës ka arritur të parandalojë një vrasje mbrëmjen e të premtes. Efektivët e komisariatit numër 1 në kryeqytet kanë ndërhyrë pikërisht në momentin final, kur shtetasi Fabjol Lila ka nxjerrë armën për të qëlluar mbi një person. Arrestimi i tij është kryer pranë sheshit “Avni Rustemi”. Fabjol Lila ishte i armatosur me një kallashnikov dhe policia kishte marrë informacion paraprak për një sherr mes tij dhe një personi tjetër, që kohë më parë e kishte aksidentuar me makinë. Pas konfliktit Fabjol Lila ishte larguar për t'u kthyer i armatosur. Policia ka ndërhyrë në momentin e duhur, duke shmangur krimin.

Lila është shoqëruar në komisariat dhe i është sekuestruar arma e tipit kallashnikov. Ndaj tij janë ngritur akuzat për armëmbajtje pa leje dhe vrasje e mbetur në tentativë.

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.