‘Fund marrëzisë’, pezullohen 3 policë, dekonspiruan operacionin, lajmëruan pronarët e kazinove

Operacioni i ndërmarrë nga Policia e Shtetit, i koduar “Fund marrëzisë” që synon sekuestrimin e lojërave të fatit dhe kazinove që zhvillojnë veprimtarinë e tyre në mënyrë të paligjshme vijon me intensitet edhe ditën e sotme.
Ndërkohë një hetim i Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB) zbuloi se tre inspektorë të skuadrës së antikrimit ekonomik kanë njoftuar pronarët e kazinove se do t’u bllokohej biznesi, duke dekonspiruar operacionin e ndërmarrë nga policia e shtetit. Për këtë arsye ata janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre kanë nisur hetimet.
Operacioni i nisur dje dhe i shtrirë në gjithë vendin konkuldoi me rreth 700 pika lojërash fati dhe kazino të sekuestruara për mungesë të dokumentacionit. Ky operacion do të zgjasë 10 ditë.
Shqip
Add new comment