Gjykata Administrative nis punën më 4 nëntor ’13

Postuar në 14 Tetor, 2013 16:20

Gjykata Administrative do të nisë funksionimin e saj prej datës 4 nëntor 2013.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar sot fillimin e funksionimit të gjykatave administrative. Dekreti i Presidentit hy në fuqi menjëherë.
“Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të nenit 70, pika 5, të ligjit nr. 49/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, me propozim të Ministrit të Drejtësisë,
D e k r e t o j,
Neni 1, Funksionimi i gjykatave administrative fillon më datë 4 nëntor 2013. Neni 2. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.”- thuhet në dekretin e Presidentit.
Ligj arriti te kaloje me konsensus ne Kuvendin e Shqiperise, pas një marrëveshje të lidhur mes opozitës së asaj kohe dhe pozitës.

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.