Harito- opozitës: Dialog pa kushte, ose do përdorim forcën e kartonave

Postuar në 14 Tetor, 2013 08:55

Mazhoranca qeverisëse i ktheu sot përgjigje letrës së kryetarit të opozitës Lulzim Basha duke i bërë të qartë se nëse nuk pranon të dialogojë ajo do të vendosë me forcën e kartonave. Në emër të qeverisë foli Ministrja për Inovacionin e Administratën Publike, Milena Harito, e cila theksoi se deri në seancën e radhës të Kuvendit ka ende kohë për mirëkuptim, ballafaqim dhe diskutim mes palëve.

“Le të dialogojmë pa kushte. Ne nuk vemë kushte dhe kërkojmë që edhe opozita të mos verë kushte. Mbase ata na bindin që kanë një alternativë, mbase dhe asgjë nuk ndryshon, por një gjë është e sigurt pa dialog asgjë nuk ka për të ndryshuar.”- deklaroi Harito.

Ministrja Harito konfirmoi konfirmoi vullnetin e qeverisë dhe të kryeministrit Rama për të mbajtur një takim mes liderëve para ditës së enjte, kur pritet të mblidhet Kuvendit, për të votuar aktin normativ.

Ftojmë opozitën në dialog pa kushte, në të kundërt na duhet të votojmë me 84 vota. Ne jemi gati të dëgjojmë, por jemi gati të udhëheqim, sepse për këtë gjë jemi votuar.”- vijoi Harito.

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.