Spiropali pezullon djalin e ish-presidentit Meidani

Postuar në 14 Tetor, 2013 16:18

Drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali, ka pezulluar nga detyra kreun e Antikontrabandës, Denion Meidanin, djalin e ish-presidentit, Rexhep Meidani.

Motivacioi i pezullimit të tij sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave është aksioni për bllokimin e 4 mijë ton hekur në Portin e Durrësit të "KURUM-it".

Djali i ish-presidentit mori këtë detyrë në Drejtorinë e Doganave që prej 2 shatorit të këtij viti. Vetëm 8 ditë para rotacionit të pushtetit, PD emëroi Denion Meidani në këtë detyrë.

Karriera e Denion Meidanit

-Drejtori i Antikontrabandës, Shtator 2013 –

-Drejtori i Përgjithshëm, Revista “OK”, maj 2013 - shtator 2013

-Drejtor, ICS, dhjetor 2011 - shtator 2013

-Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm, KESH, qershor 2010 - prill 2011

-Drejtori i Përgjithshëm, METE, mars 2010 - qershor 2010

-Kryeshefi Zgjerimi, Starsat International, prill 2008 - shtator 2009

-Këshilltar, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, shkurt 2005 - janar 2008

-Këshilltar, SIGMA - Vienna Insurance Group, prill 2004 - shkurt 2005

-Anëtar i Kabinetit, Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, korrik 2002 - gusht 2004

-Menaxher i Projektit, Vodafone, gusht 2001 - nëntor 2001

-Asistent Profesor, Clark University, shtator 2000 - janar 2001

Shekulli

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.