Sondazhi, shqiptarët optimist për të ardhmen 57% opinion pozitiv për kryeministrin Rama

Postuar në 15 Tetor, 2013 15:58

TIRANE- Në një sondazh të publikuar sot nga televizioni News 24 “Barometër24” 41% e të pyeturve nuk e kanë miratuar strategjinë e Ramës për të publikuar fotografi nga Kryeministria, apo institucioneve të tjera. Pyetjes se “A mendoni se Kryeministri Rama bëri mirë që publikoi fotot e ambienteve të brendshme të institucioneve?”, të intervistuarit i janë përgjigjur me “Po- 40% dhe Nuk e di – 19%”

Megjithatë, në këto ditë të para të qeverisjes “Rama”, kryeministri gëzon një reputacion mjaft pozitiv. Janë 57% e të pyeturve që kanë një opinion pozitiv për Ramën kryeministër, ndërsa 34% kanë një opinion negativ. Nga këto 37% kanë një opinion shumë pozitiv, ndërsa 20% më pak të tillë.

Sondazhi i realizuar në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjen përfshin një kampion prej 1200 votuesish aktivë urbanë, të përzgjedhur ndër 2850 të kontaktuar me telefon fiks.  Kampioni është balancuar gjeografikisht, demografikisht, dhe politikisht. 3. 96% e kampionit, pjesëmarrës në zgjedhjet e 23 qershorit; 4% pjesëmarrës në 2011 dhe/ose në 2009. I njëjti kampion do të rianketohet periodikisht në 4 vjetët e ardhshme. Marzhi i gabimit eshte +/- 2.8%.

Të dhëna të tjera

Opinioni për Kryeministrin Rama 
Opinioni I butë I fortë Total
Pozitiv    20%   37%   57%
Negativ    7%    27%  34%
Asnjanës 9%     -        9%
Mesazhi
: Jo të gjithë ata që votuan për koalicionin e djathtë kanë opinion negativ për Ramën. Ndërkohë, jo të gjithë ata që votuan për PS-në kanë opinion të fortë pozitiv për të.

Opinioni për Kryeopozitarin Basha
Opinioni   I butë  I fortë  Total
Pozitiv      11%    30%    41%
Negativ     10%    34%    44%
Asnjanës   15%     -        15%
Mesazhi: Opinioni pozitiv për Bashën shtrihet përtej PD, në të gjithë elektoratin e koalicionit të djathtë. Gjithashtu, kuota e tij pozitive ka mundësi të rritet përtej sinorit të këtij koalicioni (në territorin asnjanës 15%).

Opinioni për Kryeparlamentarin Meta
Opinioni   I butë  I fortë  Total
Pozitiv     32%      12%    44%
Negativ    10%      29%    39%
Asnjanës  17%      -         17%
Mesazhi: Kuota pozitive e Metës (44%) është më shumë se katërfishi i kuotës që kapi LSI-ja në 23 qershor (10%). Ndërkohë, më pak se 2/5 e votuesve aktivë urbanë kanë opinion negativ për të

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.