Shkurtohet numri i drejtorive të ALUIZNI-t

TIRANE- Qeveria shqiptare në mbledhjen e saj të rradhës ka marrë 3 vendime, të cilat u bën publike menjëherë pas mbylljes së saj.
Këshilli i Ministrave ka vendosur sot shkurtimin e numrit të drejtorive të ALUIZNI-t në qarkun e Tiranës nga shtatë në tre drejtori, ndërsa në qarqet e tjera nga dy në një drejtori.
Po ashtu qeveria shqiptare ka liruar nga detyra zotin Saimir Kodra dhe ka emëruar në detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm të Shërbimit Informativ të Shtetit, znj.Suela Bedeni, emërim i cili u paralajmëruar edhe nga kryeministri Rama nëpërmjet faqes së tij në Facebook.
Këshilli i Ministrave po ashtu përcaktoi edhe fushën e përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës.
PANORAMA
Add new comment