Sistemimi “rrufe” i familjeve rome

Menjëherë pas publikimit të raportit të KE mbi statusin kandidat të Shqipërisë në BE, 37 familjet rome që jetonin tek rruga e Kavajës janë transferuar natën e kaluar në ambientet e ish-repartit ushtarak në Shishtufinë.
Zhvendosja e romëve është kryer nga Ministria e Mirëqenies Sociale nga ora 03:00 deri 05:00 të mëngjesit të sotëm.
Romët janë vendosur në godinën e rikonstruktuar të ish-repartit ushtarak në Shishtufinë.
Mësohet se mbrëmë romët kundërshtuan zhvendosjen e tyre gjatë orëve të natës duke kërkuar që veprimet të ndërmerreshin ditën.
Të drejtat e romëve ishin dhe një nga pesë rekomandimet e Brukselit për Shqipërinë për të hapur negociatat, pasi Komisioni Evropian rekomandoi dje dhënien e statusit të vendit kandidat për t’u futur në Bashkimin Evropian.
SHEKULLI
Add new comment