Akuzat e Ballës, Nishani: Deformim qëllimulët, sulm politik i shumicës qeverisëse

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka reaguar pas akuzave që deputeti socialist Taulant Balla i adresoi sot nga salla e parlamentit. Nëpërmjet një deklarate për mediat, Nishani shprehu keqardhje për atë që e cilësoi si sulm politik që shumica qeverisëse adresoi sot kundër tij në sallën e Parlamentit, duke e përdhosur atë.
“Presidenti Nishani demaskon dhe dënon deformimin qëllimulët ndaj angazhimeve të tij kundër moszbatuesve dhe shkelësve të Ligjit në çdo kohë dhe në çdo rrethanë. Jo vetëm tani dhe në këtë rast. Në çdo periudhë, në të gjitha rastet, në çdo detyrë që ka pasur në të kaluarën dhe do ketë në të ardhmen. Duke cënuar besueshmërinë dhe duke inkurajuar sjelljen e papërgjegjshme, ky sulm me shtysë të qartë politike, është një tjetër atentat i rëndë që shumica qeverisëse i bën komunikimit normal ndërinstitucional”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Presidenti i Republikës, ka qenë, është dhe do jetë, i bindjes së thellë dhe të patundur, se pavarësisht nga pozicioni shoqëror, hierarkia shtetërore dhe çdo rrethanë tjetër, denoncimi i shkelësve të ligjit dhe në përgjithësi mbrojtja e ligjshmërisë, është një akt civil, një detyrim njerëzor i vetvetishëm, i cilitdo qytetar të vendit”, thuhet në deklaratë.
Reagimi i Presidentit erdhi pas akuzave të deputetit socialist Taulant Balla për periudhën kur ai ishte në krye të Ministrisë së Brendshme.
Sipas tij, presidenti Nishani, kur ka qenë ministër, ka kërkuar shkarkimin e disa punonjësve të policisë. “Është hera e fundit që po nxjerrim disa dokumenta që nga arkiva e paudhësive të qeverisë së kaluar po i nxjerrim sot përsëri për ti kujtuar publikut sesi janë sjellë këta ish-ministra me administratën publike që sot derdhin lot krokodili. U ndërrofshin mazhorancat zgjedhje pas zgjedhjesh por kurrë mos ndodhtë ashtu siç ka ndodhur me aministratën publike 8 vitet e shkuara. Kam një letër tjetër këtu, akoma më e rëndë se personi që e dërgon është sot, presidenti i Republikës në fakt.
“PD, Tiranë, drejtuar z Sokol Olldashi, ju përcjell propozimet e seksionit nr 6, për largimin e punonjësve të policisë të postëshënuar, këta drejtues janë të majtë, të lidhur me drejtues të PS dhe LSI. Dhe lista radhës, 12 tetor, 2005. PD duhet të ishte vetë në sallë”, tha Balla.
SHQIP
Add new comment