Akti Normativ në Kuvend

Postuar në 17 Tetor, 2013 08:52

Mazhoranca në Kuvend pritet të miratojë Aktin Normativ të shtyrjes së hyrjes në fuqi të Ligjit për Shërbimin Civil. Me 84 votat e saj, e majta pritet të kalojë propozimin e Qeverise që Ligji për Nëpunesin Civil të shtyhet për gjashtë muaj, me qëllimin, sipas saj, të pregatitjes së akteve nënligjore që do ta bëjnë të zbatueshëm.  

Por ne hyrje te seances, opozita qe prej me shume se nje jave eshte ne bojkot te Kuvendit, ka derguar kater prej drejtuesve te saj per t'i apeluar mazhorances te terhiqet nga ky Akt. Kryetari i grupit demokrat Edi Paloka deklaroi se kjo levizje e mazhorances i dha nje goditje te rende konsensusit te disa muajve me pare, konsensus i kerkuar nga Brukselit per nje nga ligjet kusht per integrimin e vendit.

Me bindjen se ky Akt ka pas qellimin e spastrimit politik te administrates, perfaqesuesit e opozites nga salla, pasi e cilesuan farse ftesen per dialog te mazhorances. Por kreu i grupit socialist Gramoz Ruçi replikoi duke e cilesuar nje standard te ri qe po kjo mazhorance me 84 vota, po vendos ne parlament duke i lene kohe dhe mundesi opozites per te dhene kontributin e saj. 

Rama: Kemi 84 vota, por kërkojme dialog

Kryeministri Edi Rama deklaroi para deputeteve se mazhoranca ka 84 votat e mjaftueshme per çdo reforme, por shumica sërish i shtrin dorën e dialogut opozitës. 

Rama tha se besimi i popullit na ben pergjegjes dhe te pamundur per t'u justifikuar neser per mos realizimin e premtimeve ndaj dhe duhet te veprojme per te çuar perpara reformat ne administrate dhe sektore te tjere. 

Rama deklaroi se Akti Normativ ka të gjithë mirëkuptimin e Bashkimit Europian, në emër të të cilit flet gabimisht opozita. 

"Kemi bërë të qartë se shqiptarët na dhanë mandatin më të fortë që nga 1992, me qëllim që nesër të na kërkojnë llogari për punën tonë. Populli ka vendosur të na japë këtë mandat për të mos na lënë asnjë shteg nga ku t'i shpëtojmë kërkesës ulëritëse të këtij vendi për drejtësi, për rimëkëmbje ekonomike, për një administratë në shërbim të qytetarëve dhe jo një administratë, vegël e pushtetarëve", u shpreh Rama.

Rama theksoi se detyra e kësaj maxhorance është qeverisja e vendit dhe jo pushtetit dhe përfitimi nëpërmjet tij. 

"Nëse kjo shumicë nuk do të mbahet mend se arriti të ndërtojë një administratë në shërbim të qytetarit, cdo gjë tjetër mund të jetë relative dhe e harrueshme. Ajo çfarë na mban kaq larg Europës është detyra për të krijuar një administratë të besueshme", tha Rama.

Idrizi: Jo bojkot të Kuvendit. Kundër Aktit Normativ

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi deklaroi se ai dhe grupi i tij parlamentar refuzojnë bojkotin e opozitës, por do të votojnë kundër Aktit Normativ për shkak të mungesës së konsensusit.

"PDIU synon të inkurajojë të gjithë palët politike që kombëtarizmi të na bashkojë. Shqiperia ka nevoje per ligje te mira, por mbi te gjitha ka nevoje per kulturen e perfilljes dhe te respektit ndaj njeri-tjetrit", u shpreh Idrizi.

Paloka: Tërhiqni Aktin Normativ 

Ashtu sikurse e paralajmëroi edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, opozita nuk tërhiqet në qëndrimin e saj, sa i takon Aktit Normativ të sjellë në Kuvend nga Qeveria për Ligjin e Nëpunësit Civil. 

Të pranishëm në seancën plenare të së enjtes, ishin në momentet e para të zhvillimit të saj vetëm tre deputetë të PD-së.

Kryetari i komanduar i grupit, Edi Paloka përcolli qëndrimin e PD dhe nje pjese te opozitës parlamentare, duke theksuar se goditja e konsensusit të 30 majit dëmton të ardhmen e vendit.

"Raport progresi i hapi për herë të dytë rrugën e statusit kandidat, për meritë të qeverisë demokratike. Unë nuk e di se ku Rama e ka lexuar në këtë raport fjalën 'udhëheqje', në vend të fjalës 'bashkëpunim'. Edhe në këtë progres raport kërkohet vetëm bashkëpunim, në rast se duam të ndërmarrim hapa të tjerë", u shpreh Paloka.

Deputeti demokrat kërkoi nga deputetët e maxhorancës që të mos e votojnë Aktin Normativ, pasi ai është kundër interesave madhore të shqiptarëve.

"Ne do të vazhdojmë të mbajmë qëndrimin tonë në interes të qytetarëve tanë. Vendi dëmtohet nga atentate të tilla ndaj bashkëpunimit dhe marrëveshjes", u shpreh Paloka, i cili më pas la sallën e Kuvendit, bashkë me dy kolegët e tij.

Kryetari i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruci, duke lexuar pjesë nga progres raporti theksoi se është pikërisht KE-ja që kërkon mbushjen e vakumit ligjor, pra miratimin e Aktit Normativ.

"Në të gjitha progres raportet e KE-së është diskutuar performanca e administratës dhe depolitizimi i saj. Akti Normativ mund të ishte votuar që në seancën e parë, por u zvarrit deri sot, vetëm për të arritur mirëkuptimin me opozitën", u shpreh Ruçi. 

 

 

 Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.